27-07-2024

DASh i bën thirrje Vuçiqit: Liroji policët kosovarë menjëherë dhe pa kushte

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, qe t’i lirojë menjëherë dhe pa kushte policët kosovarë që u kidnapuan disa ditë më parë.

Në thirrjen e bërë nga zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller, thuhet se “arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar”.

Ky është njoftimi i plotë:

I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar.

Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Asnjë koment

Comments are closed.