27-07-2024

Prizren: Arrestohet në Vërmicë një shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, sot kanë ndaluar shtetasin e Shqipërisë, me inicialet R.N. i cili dyshohet dhe ka qenë në kërkim policor lidhur me rastin e datës 22 maj e këtij viti.

Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parave’ dhe pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me aktvendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

“Më 22 maj 2023, falë bashkëpunimit e bashkërendimit të hetimeve e aktiviteteve mes hetuesve policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe atyre nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionet (DHKEK), ishte arrestuar një i dyshuar për ‘falsifikim të parave’ dhe ishin sekuestruar 94 copë kartëmonedhe me ‘vlerë’ nga 50 euro (94 x 50 = 4700), të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara. Gjatë hetimit e trajtimit të rastit të lart-cekur, hetuesit policorë janë vënë në kërkim edhe të personave tjerë të dyshuar për përfshirje në veprën penale të lart-cekur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.