14-01-2026

Kryesore

Parashikimi i motit për të premten (Ditën e Bajramit)

Për të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje të pakta shiu. Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 6 °C, ndërsa ato maksimale prej 15-19 °C./MK

Prizren: Prokuroria ngrit aktakuza kundër shtatë personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 31 aktakuza kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj […]

Rrahje për borxh në Prizren

Një person është lënduar lehtë si pasojë e sulmit fizik në Prizren. Nëpërmjet raportit 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima ka raportuar se shkak për sulmin ishte një mosmarrëveshje rreth një borxhi, raporton Gazeta e Prizrenit. “Rr. William Wollker, Prizren, 19.04.2023 – 16:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkak të një […]

Morinë: Kosovarit iu sekuestruan 35 mijë euro, tentoi t’i fuste ilegalisht

Një shtetasi kosovar i janë sekuestruar 35 mijë euro në veturën e tij në Morinë, para të cilat ka tentuar t’i fuste ilegalisht. Njoftimi i policisë së shtetit: Morinë- Tentoi të fuste në vendin tonë, 23 000 euro pa i deklaruar konform ligjit, procedohet penalisht 35-vjeçari (shtetas kosovar) dhe sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e […]

Prizren: Prokuroria ngriti aktakuza kundër nëntë personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 39 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të […]

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj deputetes Vrenezi dhe të tjerëve për rastin “Abi Çarshia”

Për shkak se të akuzuarit Arian Taraku dhe Isë Bislimaj nuk kishin angazhuar avokat, të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të nis rigjykimi ndaj deputetes Jetmire Vrenezi, ish- drejtorit të Inspektoratit, Islam Thaqi, Egzonë Morina-Thaqi, Tarakut, Bislimajt dhe Shqipron Krasniqi, ku po ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Kryetarja […]

Historike: Kosovës i hiqen vizat

Kanë marrë fund pengesat për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës. Të martën, Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin final. Qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Të mërkurën presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e Presidencës së BE-së do të nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për […]

S`ka më dilema, kosovarët nga 1 janari 2024 do të lëvizin pa viza

Parlamenti Evropian të martën e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. Gazetarja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha se ky votim nënkupton kjo se s’ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit […]

Vjedhje në Prizren

Një vjedhje ka ndodhur në Prizren, në rrugën “ Ismail Kryeziu”, raporton Gazeta e Prizrenit. Mbështetur në raportin 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në një depo. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, kanë depërtuar me forcë në depon e tij dhe kanë vjedhur pajisje pune me vlerë”, thuhet në […]

Dy vjedhje të rënda brenda pak minutash në komunën e Rahovecit

Në fshatin Xërxë të Rahovecit kanë ndodhur dy vjedhje të rënda brenda pak minutash në dy shtëpi të ndryshme. Sipas Policisë ankuesit kanë bëre të ditur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tyre dhe kanë vjedhur stoli ari. Një rast raportohet të këtë ndodhur në orën 21:00, ndërsa rasti i […]