02-05-2024

Kryesore

Sipas KQZ-së: Totaj mbi 400 vota para Haskukës

Totaj del i pari ne Prizren

Sipas KQZ-së: Haskuka del para Totajt

Nga numërimi i votave në KQZ për Prizren, del se kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka, po prin ndaj atij te PDK-së, Shaqir Totaj. Rezultati: Haskuka 23.716 vota Totaj 23.238 vota

Sipas KQZ-së: Shaqir Totaj po kryeson ndaj Haskukës

Nga numërimi i votave në KQZ për Prizren, del se kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, po prin me vota kundër Haskukës së VV-së.

13,39 për qind të votave të numëruara në Prizren, prin Totaj

Në Prizren janë numëruar 13,39 për qind të votave deri më tani. Shaqir Totaj i PDK-së është duke prirë me 61,59% ndërsa Mytaher Haskuka me 38,41%. Në Prizren janë numëruar 13,39 për qind të votave deri më tani. Shaqir Totaj i PDK-së është duke prirë me 61,59% ndërsa Mytaher Haskuka me 38,41%.       […]

Exitpolli i Albanian Post në T7: Prizrenin e fiton kjo parti

Televizioni T7 në bashkëpunim me Albanian Post kanë realizuar Exitpoll-in për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në Komunën e Prizrenit sipas këtij exitpolli, fitues është Shaqir Totaj i PDK-së me 50.5 %, derisa Mytaher Haskuka ka 49,5 %, shkruan Gazeta Express. Paradite të dy partitë kanë qenë shumë afër njëra-tjetrës. Deri në […]

Mbi 50 prokurorë të angazhuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u zhvilluar sot për zgjedhjet e balotazhit, për kryetar komunash. Sipas një komunikate të prokurorisë, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, janë të angazhuar mbi 50 prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë […]

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Burime brenda DRP në Prizren, bejnë të ditur për TV Prizreni se sonte është gjetur pa shenja jete një person i moshës 65 vjeçare në rrugën ” Xhon Harison”. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Qendra e Emergjencës, ndërsa në vendngjarje ka qenë e pranishme Policia si dhe prokurori kujdestar. Trupi i […]

Nga e hëna duhet t’i keni pajiset dimërore në veturë, ndryshe gjobiteni me kaq para

Nga dita e hënë me 15 nëntor, nis sezoni i dimrit për veturat në Kosovë, ku nga kjo datë e deri me 15 mars, bëhet vendosja e gomave të dimrit. Gomat e dimrit janë të dizajnuara veçanërisht për motin e ftohtë dhe me borë. Gjatë kësaj periudhe, shoferët janë të obliguar të pajisin veturat e […]

Një viktimë dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit një pacientë me COVID-19 ka ndërruar jetë. Gjatë këtyre orëve janë regjistruar edhe shtatë raste të reja dhe janë shëruar 13 persona. Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 420 persona.