27-04-2024

Kryesore

Bie numri, vetëm dy pacientë po trajtohen për covid në spitalin e Prizren

Në Spitalet e Përgjithshme të Kosovës po trajtohen 68 pacientë me COVID-19. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 34 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe tre në kujdes intensiv. Raporti i plotë i ShSKUK-së: Numër më i ulët i pacientëve po trajtohen nga COVID-19, në klinikat COVID në QKUK, por edhe në […]

Garë e nxehtë për Kuvendin Komunal të Prizrenit, rezultat i ngushtë mes VV-së dhe PDK-së

Gara për Kuvendin Komunal të Prizrenit është jashtëzakonisht interesante. Kjo për faktin se partia e parë dhe e dytë kanë një dallim të vogël mes vete. Nga numërimi i mbi 96% të votave, prin Lëvizja Vetëvendosje me 28.59% të votave, e pasuar nga PDK me 25.83% të votave. Kujtojmë se në balotazh për kryetar të […]

Bien rastet me Covid-19, një i infektuar në Kosovë

Sot, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936. Në total numri […]

Kë do ta përkrah Anton Quni në Prizren, përgjigje interesante

Pas numërimit të mbi 98 përqind të votave në Prizren, Lidhja Vetëvendosje prin me 40.12 përqind ndërkaq pasohet nga Totaj me 31.29 përqind dhe Quni me 15.11 përqind. Quni për Klan Kosovën ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me secilën parti. “Kemi shpreh gatishmërinë tonë të bashkëpunojmë me gjitha partitë. Me asnjë parti […]

Dy raste të fotografimit të votës në Prizren dhe Mamushë

Dy persona janë shoqëruar në polici dje sepse kishin fotografuar votën. Sipas raportit 24 orësh të policisë njëri rast kishte ndodhur në një vendvotim në Prizren dhe tjetri në Mamushë. Tutje bëhej e ditur se të dy pas intervistimti me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt

Rezultat i ngushtë në Prizren, Haskuka dhe Totaj vazhdojnë garën

Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 81.31% të votave në kuadër të Komunës së Prizrenit. Deri tani nga ky rezultat del që 39.00% të votave ka fituar Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje. Kurse kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka mbledhur 31.84% të votave nga mbi 80% të numëruara deri tani. Ndërsa 15.32% të […]

Exit Poll i Klan Kosova: Në Prizren shkon në balotazh VV-ja me PDK-në

Sipas EXIT POLL-it të prezantuara në Klan Kosova Mytaher Haskuka është i pari me 37.91 përqind, ndërsa Shaqir Totaj i PDK-së me 35.30 përqind që do të shkojnë në balotazh. E treta është LDK me 17.76% që pasohet nga AAK-ja me 4.14 përqind dhe NISMA e fundit me 3.60 përqind.

EXIT POLL i Albanian Post: PDK kthen Prizrenin, Totaj në epërsi ndaj Haskukës

Sipas EXIT POLL-it të Albanina Post, Shaqir Totaj, i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar garën zgjedhore në Prizren me 39.4% të votës së përgjithshme. I dyti, ka dalë kryetari aktual i Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, me 35%. Në vendin e tretë është Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 16.7%. […]

Policia: Apel për qytetarët sot në ditën e zgjedhjeve

Policia e Kosovës, bazuar në urdhrin operativ për zgjedhjet lokale 2021, thotë se është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e saj konform planifikimeve operacionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me  qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës […]

Demokracia në Veprim (DnV): Deri në mesditë pjesëmarrje e ulët në votim

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera. Deri më tani, është raportuar për nivel të […]