Fenomeni hasjan: Për 5 ditë grumbulluan 130 mijë € për shërimin e djaloshit Gëzim Balaj nga Dedaj

Aktivistë të angazhuar për sigurimin e mjeteve materiale për trajtimin mjekësor në Turqi, të djaloshit 18 vjeçar, Gëzim Balaj nga Dedaj i Hasit, kanë njoftuar për grumbullimin e shumës së paraparë, prej 130 mijë euro, aq sa kërkoheshin nga një spital turk, raporton Gazeta e Prizrenit.

Përmes rrjeteve sociale, ata njoftuan për përfundimin e suksesshëm të aksionit, falë mërgimtarëve zemërgjerë hasjanë dhe banorëve të kësaj ane këtu.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "5 EURO BEGAJETA MEŠANOVIĆ ARIF ĆENAJ NAIM IMERAJ LEOTRIM MUČAJ OSMAN KASOLLI BEQIR CAHANI QENDRIM KRASNIQI QAZIM MUSAJ MISIN HODAJ ISUF NERJOVAJ BEĆ ČENA RESHAT ČENAJ HALIM GJIBEGJIU BESIM MORINA FATON HODAJ BERAT GJEMAILI SYL CAHANI MAL ČEVANI SHPEJTIM ČEVANI SHEFĆET OSMANOLAIJ SADRI TEMAJ XHAVIT LIKAJ 100 EURO 150 EURO 200 EURO 100 EURO 25 EURO 200 EURO 200 EURO 100 EURO 200 EURO 200 EURO 100 EURO 100 EURO 200 EURO 100 EURO 100 EURO 100 EURO 400 EURO 100 EURO 810 EURO 50 EURO 200 EURO ANONIM ANONIM TOTAL 500 EURO 8000 EURO 23.440 EuRO"

Sipas njoftimit, pas përpilimit të raportit të saktë, në mbrëmje do të jepen hollësi për shumën dhe gjithë mbarëvajtjen e procesit. I tërë aksioni ka zgjatur 5 ditë në diasporë dhe në lokalitete të Hasit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

ALI OSMANKAQAJ

Ndryshe, hasjanët shumë herë janë treguar tejet humanë dhe të shpejtë në aksionet me karakter humanitar. Për këtë, në këtë kontekst mund të flitet për “fenomenin hasjanë”. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Hasi, krahina e shumë personaliteteve kombëtare