28-04-2024

Kjo është tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita me fitoren kundër Llapit (2-0), ka 47 pikë në vendin e dytë, një me pak se lideri i tabelës, Ballkani e cila nesër luan derbin kundër Prishtinës.

Gjilani me trepikëshin në udhëtim tek Dukagjini (0-1), ‘blindon’ pozitën e tretë 38 pikë, derisa klinasit mbesin në vendin e gjashtë me 26 pikë.

Ndërkaq, Drenica me fitoren kundër Ferizajt (1-0), i ikën fundit të tabelës me 23 pikë në vendin e tetë, dy më shumë së Ferizaj që tashmë bie në pozitën e fundit të renditjes tabelore, percjell rtklive.

Kjo është tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme:

 

Asnjë koment

Comments are closed.