10-12-2025

Kryesore

Shpërthimi në Zhur, dëshmitari thotë se të akuzuarit i kanë thënë se kapsollat dhe eksplozivi ju nevojitet për të thyer gur

Në Gjykatën Themelore në Prizren, këtë të hënë në gjykimin ndaj  të akuzuarve Iran Badalli dhe Arben Gashi është dëgjuar dëshmitari Valbon Qollaku i cili ka thënë se të akuzuarit i kanë thënë se kapsollat dhe eksplozivi i nevojiten që të thyejnë gur. Të akuzuarit Badalli dhe Gashi, akuzohen se me anë të eksplozivit kanë […]

Tentim vrasje në Prizren, 31-vjeçari e plagos familjaren e tij 25-vjeçare

Mëngjesi i sotëm e gjeti të trazuar një familje në Prizren. Kjo pasi rreth orës 05:00 të mëngjesit, dy persona që kanë lidhje familjare patën një zënkë të rëndë e cila për pak sa nuk përfundoi me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali. Me armë zjarri, një person ka plagosur një familjare të tij më të re në […]

Covid 19: Bie numri i rasteve, kjo është gjendja e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për COVID-19. Nga 2201 testime të realizuara, 852 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID. Ndërkaq, një pacient ka ndërruar jetë nga ky virus. Në 24 orët e fundit janë shëruar 394 qytetarë dhe janë administruar 73 doza vaksinash. Numri i rasteve aktive është 5359.  

Lirohet pak nafta, këto janë çmimet e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës për 48 orët e ardhshme, raporton Gazeta e Prizrenit. Çmimi maksimal i lejuar i dizelit është 1.74 euro për litër, 1.63 për benzinën, ndërsa një litër gas kushton 0.78 centë.

Sot një i vdekur dhe mbi 1 mijë të infektuar me COVID

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2811 testime të kryera, 1084 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Ndërkohë, një pacient ka humbur jetën nga ky virus. Në 24 orë janë shëruar 406 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 4902.  

Shtrenjtohet pak nafta, këto janë çmimet e karburanteve sot

Nafta do të jetë më e shtrenjtë për 1 cent se dje, derisa benzina është liruar për 1 cent. Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimet tavan të karburanteve, lajmërohet se nafta për 24 orë do të jetë 1.75 euro për litër. Çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.66 euro […]

Edhe Zymi e Krusha e Madhe paraqesin kërkesë që të bëhen komunë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar mbrëmë në një emision televiziv se janë disa fshatra që kanë bërë kërkesë për tu bërë komuna. “Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim […]

Alarmante: Shpërthen virusi COVID-19, sot numër i madh rastesh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin me të dhëna rreth situatës me COVID 19, ku brenda 24 orëve janë regjistruar 1 219 raste të reja, transme Nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes ndërsa raste aktive me virus tani janë 4225./Ië

Arsyetimi i gjykatës në aktgjykimin dënues ndaj deputetes Vrenezi dhe ish-zyrtarit të Prizrenit të akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren në maj të këtij viti kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj ish- inspektores së ndërtimit Jetmire Vrenezi dhe ndaj ish-drejtorit të inspektoratit Islam Thaqi, të cilët i kishte dënuar me nga 3 vite burgim efektiv dhe me nga dy mijë euro gjobë. Aktgjykimi ishte shpallur nga gjykatësja e Departamentit për Krime të […]

20-vjeçari nga Prizreni gjendet i përgjakur në veturë, u ther disa herë me thikë

Një 20-vjeçar është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë disa herë, nga persona ende të paidentifikuar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se i riu është dërguar në gjendje të rëndë në spital nga shokët e tij. Sipas informatave të […]