28-04-2024

Prizren: Vjedhje e rëndë në një shtëpi, hajnat marrin një armë zjarri

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në fshatin Krushë e Vogël në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë brenda një shtëpie, ku kanë arritur që të marrin një armë zjarri.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ankuesi ka deklaruar se posedon leje për armën që dyshohet se u vodh nga hajnat.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:

Skuadra e Ballkanit shpëton nga tragjedia gjatë kthimit për Prishtinë

Asnjë koment

Comments are closed.