16-04-2026

Kryesore

Bien rastet me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me COVID-19 në territorin e Kosovës. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar dhjetë raste të reja me virus ndërsa janë shëruar 19 qytetarë. Sipas raportit, numri i rasteve aktive ka zbritur në 55. Sa i përket vaksinimit, brenda ditës janë dhënë […]

Vazhdon rënia e çmimeve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi publik ka publikuar çmimin maksimal të derivateve për 24 orët e ardhshme Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.57. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.35. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.75.

Këta janë dy zyrtarët e pezulluar të Shërbimit Korrektues lidhur me vdekjen e Deharit

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna dy zyrtarë të lartë, për siç thuhet, shkelje të rëndë lidhur me mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016, kur më 5 nëntor 2016 u gjet i vdekur Astrit Dehari. “Shërbimi Korrektues […]

Prizren: Administrohen disa nga provat e propozuara në gjykimin ndaj të akuzuarit se përfitoi rreth 200 mijë euro

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën në gjykimin ndaj të akuzuarit Asdren Mekaj janë administruar disa nga provat të propozuar nga Prokuroria Speciale. Mekaj akuzohet se i ka sjell vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro, pasi sipas Prokurorisë ai ka përdorur kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave […]

Foto-Reportazh: Monumenti i Heronjve të UÇK-së në Pashtrik

Njëra ndër betejat e famshme të UÇK-së kundër forcave serbe është ajo e Pashtrikut, në të cilën ra heroikisht Komandant Mujë Krasniqi së bashku me 36 luftëtarë, në një pritë nga forcat serbe, me 14 dhjetor 1998, afër kufirit Kosovë-Shqipëri, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Për të arritur deri në vendarenën e luftimeve të Heronjve të […]

Çmimet e naftës drejt rënies: këto janë çmimet e derivateve për 24 orë

MINT ka njoftuar për vendosjen e çmimit tavan në produktet e derivateve, ku gjatë 24 orëve të ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për Dizel është 1,58. Krahasuar me ditën e djeshme ka rënë kështu edhe për 2 centë, përcjell Gazeta e Prizrenit. çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1,35. çmimi maksimal i lejuar […]

Prizren: Sot nuk do të kenë ujë të pijshëm katër lagje

Kompania “Hidroregjioni Jugor” njofton se sipas njoftimeve nga ana e KEDS-it, me datën 21.09.2022 , prej orës 11:00 deri ne ora 16:00 do të ketë ndërprerje tw furnizimit me rrymë tek stacioni i pompave në 40 Bunar dhe Rezervari Shpati . Si pasojë do të ketë ndërprerje te furnizimit me ujë të pijes në lokacionet: Lagjja […]

Greva: A e ka refuzuar SBASHK-u propozimin e Avokatit të Popullit

Edhe zyrtarisht, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka refuzuar propozimin e Avokatit të Popullit për ndaljen e Grevës. Këtë, SBASHK e ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net. Sindikata aty thotë se ky propozim është i njëanshëm dhe nuk përmban kërkesat legjitime të grevistëve. Madje, aty akuzon Avokatin e […]

A do të vazhdojë Greva, tregon Jashari

Nuk ka përfundim të grevës në arsim e administratë publike. Një sqarim i tillë vjen nga Rrahman Jasharaj, që është kryetar i SBASHK-ut, por edhe pjesë e Këshillit Grevist. Në deklarim për RTK-në, Jasharaj shprehet se nuk kanë marrë ndonjë sinjal e as ftesë nga Qeveria, për ndonjë takim gjatë ditës së sotme (e martë). […]

Gjendja e fundit rreth Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të reja me Covid-19. Ndërsa janë vetëm 67 raste aktive me Covid-19. Ditëve të fundit kanë rënë më të madhe rastet e reja me këtë virus.