18-09-2025

Kryesore

23 vjetori i masakrave, Rahoveci me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Brestoc, Fortesë e Celinë

Sot janë bërë 23 vjet që nga masakrat në fshatrat Fortesë, Brestoc, Krushë dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Me këtë rast, Komuna e Rahovecit ka organizuar homazhe në varrezat e dëshmorëve. Në fshatin Brestoc homazhet do të bëhën nga ora 10:00, në Fortesë nga ora 11:00 dhe në Celinë nga ora 13:00.

Dështon për të tretën herë me radhë gjykimi për keqpërdorime lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Almir Saiti, Muhamet Bajrami, Drenusha Behluli Mehmeti dhe Hatixhe Përzhella. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë kërkesa e mbrojtësit të akuzuarit Almir Saiti avokati Hajrip Krasniqi, që ekspertiza […]

Prizren: Aktakuzë pasi plagosi viktimën pas fjalosjes lidhur me kolonën në trafik

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.V., nën dyshimin se tentoi ta privojë nga jeta viktimën B.G, pas fjalosjes për shkaktimin e kolonës në trafik. Përmes një komunikate për medie, thuhet se i njëjti gjendet në paraburgim nga 10 janari. Sipas aktakuzës, më 10 janar 2022, […]

Gjendja e fundit rreth Covid -19

40 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar që nga dje në vend. Ministria ka njoftuar se konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi mostrave. Në 24 orët e fundit janë shëruar pacientë, derisa numri i rasteve aktive është . Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të […]

Shtallën e kaplon zjarri në Rahovec, brenda saj digjet edhe një lopë!

Në fshatin Polluzhë të Rahovecit në orët e para të mëngjesit është djegur një shtallë e bagëtive. Për fat të keq, është djegur edhe një lopë që ndodhej brenda saj. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “Sot rreth orës 06:00 te mengjesit Stacioni policor ne Rahovec është informuar lidhur me një rast incident […]

Prizren: Dështon të nis gjykimi ndaj ish-drejtorit të Shërbimeve Publike, i akuzuar për korrupsion

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare, e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj ish-drejtorit për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit, Levent Kasemi, i cili akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ai akuzohet se nga 14 dhejtori 2018 e deri më 12 shkurt 2020, duke punuar si person zyrtar […]

Tre të vdekur me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës. Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

Për laboratorin e drogës në Suharekë, arrestohet edhe një person

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua në muajin shkurt, në Shirokë të Suharekës. Sinjali mëson se i dyshuari që u arrestua është shtetas i Turqisë. I njëjti është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren kishte njoftuar se […]

Prizren: Po shqiptonin gjobë trafiku, policët kanosen nga dy persona

Zyrtarët policorë në Prizren janë kanosur nga një burrë dhe një grua, ndërsa po shqiptonin një gjobë për kundërvajtje në trafik. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Rastet e reja me COVID-19 në vend

Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës. Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të […]