Prizreni: Ky është vendimi i Gjykatës për të arrestuarit për kontrabandë me emigrantë

Oborri i Gjykatës Themelore në Prishtinë, u mbush me familjarë të hënën.

Këta priten lajme nga brenda gjykatorja, ku me dyer të mbyllura u mbajt seanca ndaj 16 të arrestuarve për kontrabandim me emigrant, njofton Klan Kosova.

Prangat nuk iu vënë, por dyshimet se burri ia përdori veturën e saj për trafikimin e njerëzve nga shtetet e Lindjes i kushtoi me vendin e punës Referentes së lartë në Gjykatën Themelore Prizren.

Këshilli gjyqësor i Kosovës njoftoi që punonjësen e pezulloi nga puna.

Në punë nuk do të shkojnë as të arrestuarit, të paktën për 1 muaj. Kaq do të rrinë në paraburgim me vendim të gjykatës.

Edhe pse avokati  i A.K, Perparim Haliti, kërkoi masë alternative pasi siç tha, klienti i tij nuk është drejtpërdrejte i involvuar në rast.

Arsyetimet e avokatëve për të shpëtuar klientët nga paraburgimi, u dhanë në seancën që u quajt maratonike e cila zgjati më shumë se tri orë. Genc Gjini, avokat i të arrestuarit U.E, tha se klienti i tij ka qenë veç shofer i autobusit dhe nuk ka qenë punë e tij kontrollimi i udhëtarëve.

Një tjetër u mundua të arsyetoj 14 mijë eurot që Prokuroria tha se grupi i fitoi kundërligjshëm kur për 5 muaj futen në Kosovë mbi 700 persona.

Avokati i F.G Rasim Hoti, tha se i dyshuari që ky mbronë dhe të tjerët që janë arrestuar për këtë rast këto para i bënë me punë si shofer apo konduktor autobusi dhe se të njëjtit punojnë siç thotë ligji.

Njërit prej të arrestuarve iu dashtë edhe ndihma e mjekut, për çka ekipet emergjence erdhën këtu për t’i ofruar ndihmë.