20-09-2025

Kryesore

Sot 5 të vdekur me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit

Komuna e Prizrenit me tre të vdekur, sot radhitet e dyta për nga numri i viktimave në vend, raporton Gazeta e Prizrenit. Dy raste të tjera janë nga komuna e Rahovecit. Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar […]

Prizrenit i shtohet shtatorja e Heroit të Kosovës, Selajdin Berishës

Në 23 vjetorin e rënies heroike, sot në Prizren është zbuluar shtatorja e Heroit të Kosovës, Selajdin Berisha. Në ceremoninë e organizuar tek miniparku i udhëkryqit për qendrën spitalore përveç familjarëve, ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarë të tij, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, qytetarë,  drejtues të komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të partive […]

22 të vdekur me Covid e afro 1.900 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:  Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.  Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

23 vjet nga rënia heroike e Xhevat Berishës – Mësuesit Hero

Sot bëhen 23 vjet nga rënia në altarin e lirisë të Heroit të Kosovës, mësuesit Xhevat Berisha. Ai dha jetën duke luftuar heroikisht në vijën e parë të frontit, në fshatin Lez, në një nga betejat më të mëdha të UÇK-së, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Me rastin e 20 përvjetorit të kësaj ngjarje, gazeta […]

26 vdekje nga Covid-19 dhe mbi 1.300 raste të reja në 24 orë

Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 1,383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 gjatë 24 orëve. Ndërkohë numri i vdekjeve vazhdon të jetë përsëri i lartë ku janë shënuar 26 humbje jete. Në total numri i rasteve aktive është 26.886. Mësohet se në 24 orët […]

Sot edhe 6 të vdekur me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes me Covid-19, prej të cilave 6 në rajonin e Prizrenit. Komuna e Prizrenit me dy të vdekur sot radhitet e treta për nga numri i viktimave në vend, raporton Gazeta e Prizrenit. Dy raste të tjera janë nga Malisheva, një nga Suhareka dhe një […]

Vdes 29 vjeçari në Prevallë, shkoi me vëllain për të mbledhur boronica

Pasditen e sotme në Zonën e Prevallës – Prizren, ka gjetur vdekjen në një greminë një 29-vjeçar. Kështu mësojnë burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës. Rastin e ka raportuar vëllai i tij, i cili kishte thënë se të dy ishin duke mbledhur borononica në një mal, teksa ishin larguar në distancë nga njëri-tjetri dhe […]

Nëntë të vdekur me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit nw 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar  8 raste të vdekjes me Covid-19 apo dy më shumë se një ditë më parë në Kosovë. Komuna e Prizrenit sot është rendit e dyta për nga numri i viktimave, pas Gjakovës, , Gjendja sipas komunave është kjo:  Prizreni 4 raste, nga Suhareka dy, nga Rahoveci 2 dhe […]

Alarmante: 36 të vdekur nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

15 të vdekur nga Covid-19 për tri ditë në rajonin e Prizrenit

Gjatë tri ditëve të fundit, janë shënuar 15 raste të vdekjes me Covid-19 në rajonin e Prizrenit. Në fakt komuna e Prizrenit dje printe për nga numri i viktimave në nivel vendi, raporton Gazeta e Prizrenit. Numri i vdekjeve gjatë tri ditë ka qenë 8, 3dhe 4. Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e […]