22-01-2026

Kryesore

Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar  1,128 raste pozitive me koronavirus. Kjo pas testimit të  6,784 mostrave. Gjatë kësaj periudhe 46  janë shëruar persona. Ndërsa kanë vdekur tre  persona të tjerë.

Rritet numri, mbi 1.000 raste me Covid-19 brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës. Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

Qëllimisht dyshohet se u ndeshen me automjete, më pas u rrahën në një fshat të Suharekës

Një person është lënduar si pasojë e rrahjes pas ndeshjes mes dy automjeteve në fshatin Peqan të Suharekës.  Në raportin e policisë, dyshohet se ndeshja mes automjeteve ishte e qëllimshme, raporton Gazeta e Prizrenit.  Raporti nga PK:  LËNDIM TRUPOR & DËMTIM PRONE Fsh. Peqan, Suharekë 11.08.2021 – 10:10. Dy të dyshuar kosovar derisa ishin në lëvizje me automjete, […]

Disa zona të Prizrenit do të mbeten pa rrymë sot

Në disa zona në rajonin e Prizrenit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike KEDS ka njoftuar se kjo ndodh për shkak të punimeve në rrjet Njoftimi: 12.08.2021 Prizren 1. TS 110/10kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Shpenadia (Kodi: 32000023) prej orës 10:00 deri ne ora 14:00 Vendet: fshatrat: Caparc, Novak, Sërbicë e […]

Suharekë: Dështon seanca fillestare për vjedhjen e naftës nga eskavatori i “Bechtel Enka-s”

Mungesa e të akuzuarve për vjedhje të rëndë, Hazir Basha dhe Nexhmedin Sylaj, ka bërë që të dështoj seanca e shqyrtimit fillestarë, e paraparë të mbahej të mërkurën. Gjykatësi Qemail Suka tha se sipas fletëkthesës, i akuzuari Basha gjendet në Itali ndërsa i akuzuari Sylaj ftesën e ka pranuar por nuk është paraqitur dhe mungesën […]

Aktakuzë kundër dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. /Gazeta e Prizrenit

Menaxheri i marketit në Korishë thotë se njëri prej grabitësve ishte i armatosur

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Jasim Berisha, ka thënë se gjatë vjedhjes në “Viva Fresh Store” në fshatin Korishë, nga kamerat e sigurisë ishin parë katër persona e njëri prej tyre ishte i armatosur. Për vjedhje po akuzohen V.Krasniqi, L. Sokoli, A. Ahmetaj dhe B. Sylaj po akuzohen për vjedhje grabitqare, kurse Xhafer Ahmetaj po […]

Në Suharekë era e fortë dhe shiu dëmtojnë shtyllat elektrike

Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook. Ai ka njoftuar se ekipet emergjente kanë dalur në terren dhe po e vlerësojnë situatën. Tutje kryetari ka apeluar që dëmet në terren […]

Zjarre në katër fshatra të regjionit të Prizrenit

Katër raste zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit nëpër fshatra të ndryshme të rajonit të Prizrenit. Zjarre ka pasur në Mushnikovë e Zhur të Prizrenit, në Orcushë të Dragashit e Ratkoc të Rahovecit. Detaje nga raporti i PK-së: Fsh. Mushnikovë, Prizren, 10.08.2021 – 14:50. Policia gjatë patrullimi ka vërejtur se janë duke u […]

Banorët e tri lagjeve në qendër të Prizrenit, me peticion kundër zhurmës në ‘Shatërvan’

Përmes një njoftimi banorë të tri lagjeve në qendër të Prizrenit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar një peticion drejtuar organeve kompetente shtetërore dhe lokale të Prizrenit, që të merren masa në ndalimin e zhurmës që po krijohet nëpër lokale të ndryshme në Shatërvan. “Ne, banorët e lagjeve Shatërvan , Nënkala dhe Panteli. Duke […]