18-12-2025

Kryesore

Në 13-vjetorin e Pavarësisë, SHBA-ja: Raporti me Kosovën i palëkundshëm

Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se marrëdhëniet mes dy shteteve mbesin të palëkundshme. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka thënë se mbështet popullin e Kosovës në krijimin e një vendi paqësor e më të zhvilluar për qytetarët e saj. “Teksa festojmë Ditën e Pavarësisë së […]

Shtohen rastet me Covid, 44 rastet të reja në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Prizren: Dëgjohet pala e dëmtuar në rastin e tentim vrasjes në Billushë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje, Salih Gashi. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Genc Nixha, i akuzuaris.S. G. deklaroi se mbetet në tërësi pranë deklarimit të dhënë më 08 janar 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”. Seanca vazhdoi me dëgjimin […]

Numërohen 99.84 për qind të votave, këto janë rezultatet deri tani

Deri tani janë numëruar 99.84% të votave nga KQZ. Sipas këtyre statistikave deri tani Vetëvendsoje ka marrur47.87%, PDK 17.40%, LDK 13.07%. Nga rezultatet e KQZ-së, AAK deri tani ka 7.42% të votave, kurse Nisma nuk e kalon pragun me 2.60%. /GazetaBlic.  

Bien rastet me Covid-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.040 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Isa Mustafa jep dorëheqje!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pritet të jap dorëheqje nga lidershipi i kësaj partie. Kjo dorëheqje e tij vjen pas rezultateve të dobëta që ka shënuar Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e së dieles, raporton Gazeta Blic. Sipas burimeve të Gazeta Blic pas dorëheqjes së Isa Mustafës, bie edhe kryesia aktuale […]

Prizren: Paraburgim një të mituri për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim të miturit H.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: Dhuna në familje dhe Sulm ndaj personit zyrtar. Gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar […]

DnV publikon rezultatet preliminare: LVV i merr 48.95%

Demokracia në Veprim përmes një konference për medie ka bërë të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare 2021, të cilat u mbajtën sot. Sipas DnV-së, në këto zgjedhje prinë Lëvizja Vetëvendosje me 48.95% të votave të përgjithshme, ndërsa e dyta është PDK-ja me 16.93%. LDK-ja është e treta me 13.34% ndërkaq AAK-ja 7.45 %. Sipas […]

Ndryshon përqindja e partive, KQZ publikon rezultatet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare në nivel vendi. Në bazë të dhënave që janë publikuar deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje prinë me numrin e votave 44.66% E dyta është PDK 18.24% e trata LDK 13.68% dhe AAK e katërta me 9.52% dhe LS 5.4% Deri në këto momente janë numëruar […]

Prizren: Votuan mbi 68 mijë qytetarë

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i votuesve në Prizren ka shkuar mbi 68 mijë vota. Në përqindje, me të dhënat aktuale në këtë komunë kanë votuar 41.46 për qind. Sidoqoftë, KQZ pritet që pas pak çastesh të dal me të dhënat përfundimtare mbi numrin e votuesve.