Vidhen pajisje në vlerë prej 8 mijë euro në një shtëpi të Prizrenit

Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se në shtëpinë e tij janë vjedhur pajisje në vlerë 8 mijë euro.

Sipas raportit policor,  viktimës, atij i janë vjedhur një kamerë, dy bateri të kamerës, një aparat, një objektiv i aparatit fotografik dhe tri çanta të pajisjeve të cekura.

Rasti është duke u hetuar.