17-12-2025

Kryesore

Prizren: Ish-inspektori i komunës tregon si ishte matur largësia e lojërave të fatit nga shkollat dhe objektet fetare

Ish-inspektori i tregut në Prizren, Fatmir Gashi, ka deklaruar se ka qenë praktikë që largësinë e objektit të lojërave të fatit, me ato shkollore dhe fetare ta matin me hapa dhe me kilometrazh të veturës. Një deklaratë të tillë, ai e ka dhënë të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ka paraqitur mbrojtjen e […]

Bashkësia Islame në Prizren zgjodhi strukturat e saj

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren në faqen e saj zyrtare, ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve në mënyrë të rregulltë dhe pa asnjë parregullsi për mandatin e ardhshëm katërvjeçar (2020-2024). Ky është njoftimi i plotë: Mr. Besim ef. Berisha, rizgjedhet kryetar i KBI-Prizren edhe për një mandat…! Këshilli i Bashkësisë Islame i […]

Pengon policët, paraburgim prizrenasit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale H.SH. nga  Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, shkruan Gazeta e Prizrenit. Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës së arrestimit, 18.02.2020  dhe do të […]

Prizren: Drejtorët e Komunës mohojnë fajësinë se kundërligjshëm dhanë në shfrytëzim pronën komunale

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Levent Kasemi, drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fejzë Kabashi, si dhe drejtori për Kadastër dhe Gjeodezi, Refki Shaqiri, janë deklaruar të pafajshëm për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Të pafajshëm për një vepër të tillë penale, janë deklaruar edhe asamblistja në Kuvendin Komunal të Prizrenit, […]

Kërkohet përgjegjësi institucionale për ndërtimet pa leje në Prevallë

Në drejtorinë rajonale të Policisë në Prizren është mbajtur takimi i përbashkët ndërmjet institucioneve për parandalimin e ndërtimeve pa leje në parkun nacional “Sharri”, me theks te veçantë në Prevallë. Në këtë takim ka prezantuar policia e Kosovës e udhëhequr nga drejtori rajonal, Faton Alija, Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, Kryeinspektori nga Ministria e Infrastrukturës, […]

Prizren: Rritet numri i lindjeve dy ditët e fundit

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 20  të porsalindur, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë prijnë femrat, pasi nga 14 nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa gjashtë djem. Marrë parasysh numrin në rënie të lindjeve, këto megjithatë mund të konsiderohet si shifra të […]

Haskukës i kërkohet shkarkimi i tre drejtorëve me aktakuza

Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukë i është kërkuar sërish të veprojë për shkarkimin e tre drejtorëve, të cilat kanë aktakuza për korrupsion. Këtë e ka kërkuar edhe një herë Organizata ‘Ec ma ndryshe’: Komunikata e plotë: Kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka me 13 shkurt 2020 në një konferencë për media dhe […]

Kanos policët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren për shkak të pengimit dhe kanosjes së policëve,  raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, por nuk bëhet i ditur identiteti. “Është arrestuar i dyshuari mashkull/K për shkak se i  kishte penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës derisa ata kanë pasur nën kontroll dy […]

Arrest shtëpiak ndaj një personi në Planej të Hasit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale N.V. nga fshat Planej, Komuna e Prizrenit për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik […]

Dhunohet një femër në Suharekë

Në Suharekë raportohet për dhunimin seksual të një femre. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,  njoftoi Policia./GazetaePrizrenit.net