11-01-2026

Kryesore

Paraburgim pasi nën kërcënim të thikës vodhi arkën me para në një barnatore në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit me iniciale L.B. nga Prizreni. Në komunikatën për media theksohet se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 03.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 03.03.2020. “Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, […]

Era shkakton prishje në rrjetin elektrik edhe në Prizren

Në rrjetin elektrik në disa lokalitetet të Prizrenit ka prishje. KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës, për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Sipas njoftimit të KEDS-it, zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, […]

Prizren: Paraburgim e arrest shtëpiak për dyshim të kontrabandimit me migrant

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurit me iniciale E.S. nga fshati Shkozë, ndërsa ndaj të pandehurit me iniciale A.S. nga Durrësi i Republikës së Shqipërisë, tani me vendbanim në fshatin Shkozë, caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje […]

Suharekë: Vrajse në tentativë

Në Policinë e Kosovës është raportuar se dje në Suharekë dy viktima kanë raportuar se kanë pasur një mosmarrëveshje me dy të dyshuar . Këta të fundit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka të lënduar, përveç dëmtimit të veturës së tyre. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, […]

Shqetësuese: Edhe një ditë pa asnjë lindje në Spitalin e Prizrenit

Pa kaluar dy javë, në spitalin e Prizrenit është regjistruar edhe një 24-orësh tjetër pas asnjë rast të lindjes, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Mbështetur në shënimet zyrtare, jo që në harkun kohor prej dy javësh nuk  ka ndodhur të përsëriten ditët e tilla,  por prej më shumë se një viti, nuk ka ndodhur të kalojë […]

Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës

Pas disa orëve fjalime të deputetëve, Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re e drejtuar nga Albin Kurti, i Lëvizjes Vetëvendosje, raporton IndeksOnline. Me 66 vota pro, asnjë kundër dhe 10 abstenim, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar qeverinë Kurti e cila do ti këtë dy zv/kryeministra dhe 15 ministra. Koalicioni […]

Qeveria Kurti do t’i ketë dy ministra nga Prizreni

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, në seancën për formimin e qeverisë, ka prezantuar emrat e kabinetit të tij. Në mesin e tyre do të jenë edhe dy emra të ministrave nga Prizreni. Anton Quni nga LDK pritet të jetë ministër i Mbrojtjes, ndërsa liderja e partisë së komunitetit boshnjak NDS, Emilia Rexhepi, do të jetë […]

Një person rrihet, bëhet për spital në Suharekë

Një person është trajtuar në spitalin e Prizrenit, për shkak të rrahjes nga persona të panjohur. Sipas policisë, rasti ka ka ndodhur dje në Suharekë. “Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së. Nuk […]

Orari i seancës së sotme, kur votohet Qeveria e Re

Deputetët e legjislaturës së re mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e përzgjedhur nga zgjedhjet e gjashtë tetorit do të votojnë sot për zgjedhjen e Qeverisë së Re të Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. Seanca e Kuvendit të Kosovës fillon nga ora 11:00. Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën që […]

Stacioni i trenit në Prizren, dikur plot gjallëri tashmë i boshatisur

Dikur ka qenë ndryshe, plot gjallëri, ndërsa aktualisht është i boshatisur. Stacioni i trenit në Prizren, deri në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar  ishte përplot me njerëz, të cilët udhëtonin nëpër vende të ndryshme të Kosovës, por edhe më larg, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Qytetarët e Prizrenit dhe të disa fshatrave ishin mësuar […]