20-04-2024

Suharekë: Dy të arrestuar për moszbatim të vendimit së qeverisë për masat për koronavisurin

Në Suharekë janë arrestuar dy persona pasiqë nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë së Kosoves pas shpalljes së pandemisë Covid-19, kanë njoftuar zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit të kësaj Komune.

Një gjë e tillë është e konfirmuar nga  drejtoresha e Inspeksionit të kësaj Komune, Jehona Rrafshi- Lumi, e cila për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se dy persona përgjegjës të bizneseve janë shoqëruar për në Stacionin Policor, për shkak të mos zbatimit të vendimit të qeverisë.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me gjyqtarin mbikqyrës të  degës në Suharekë , Nuredin Abazi, i cili ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet në përputhje me vendimin e KGJK-së dhe asnjë kërkesë deri më tani nuk ka pasur kërkesa për paraburgim apo masa tjera për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë.

Ndryshe, në Republikën e Kosovës është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së virusit “Covid-19”, ku numri i të infektuarve ka arritur në 16 persona, ndërsa në Komunën e Suharekës akoma nuk është identifikuar asnjë person me këtë virus./Betimiperdrejtesi

Asnjë koment

Comments are closed.