25-04-2024

UEFA shtyn Kampionatin Evropian

UEFA ka marrë vendim për të shtyrë Kampionatin Evropian për një vit.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Norvegjisë në Twitter.“UEFA ka vendosur që Kampionati Evropian të shtyhet në vitin 2021. Ai do të luhet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit të ardhshëm. Më shumë informacione do të vijojnë”, është thënë nga federata.

Po ashtu edhe Federata e Futbollit të Suedisë ka konfirmuar vendimin për shtyrjen e Evropianit.

Evropiani ishte paraparë të mbahet nga 12 qershori deri më 12 korrik të këtij viti në 12 shtete, por për shkak të rrëmujës së krijuar nga koronavirusi do të shtyhet.

Raportohet se vendimi është marrë për të lënë hapësirë për përfundim të kampionateve. Kampionatet duhet përfunduar deri në fund të qershorit.

Po ashtu “Globoesporte” ka njoftuar se pritet të shtyhet për vitin 2021 edhe Copa America.

Asnjë koment

Comments are closed.