08-05-2024

“DokuFesti” i bashkohet “My Darling Quarantine” në mision me filma

Si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga virusi COVID-19, shumë ngjarje kulturore janë shtyrë apo anuluar.

Në mesin e tyre janë edhe festivale të rëndësishme të filmit, si festivali ndërkombëtar i filmave të shkurtër “Go Short” në Nijmegen të Holandës, Festivali i Filmave të Shkurtër në Glasgow të Skocisë, “Short Waves Festival” në Poznan të Polonisë, “Festival Regard” në Saguenay të Kanadasë e po ashtu edhe ngjarje të tjera si “Tribeca” në New York e “Vision du Reel” në Nyon, raporton Koha.

Si kundërpërgjigje e kësaj është themeluar një festival i ri online i filmave të shkurtër. Të hënën “My Darling Quarantine” (Karantina ime e dashur) nisi edicionin e parë. Për dallim nga festivalet tjera, që krenohen me vjetërsinë, ky festival po shpresohet që të këtë vetëm këtë edicion. Organizimit të këtij festivali i është bashkuar edhe festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

“DokuFesti” i bashkohet “My Darling Quarantine” në mision me filma

Festivali që mbahet në Prizren, në javën e parë të këtij festivali dërgoi filmi “Bon Appetit” të regjisorit shqiptar Erenik Beqiri.

Festivali do të mbahet në platformën online “Talking Shorts”, e cila është një revistë online dedikuar filmave të shkurtër. Festivali si ide u iniciua nga Enrico Vannucci, që është këshillues programi në Festivalin e Filmit të Venecias dhe programer filmash të shkurtër në Tregun e Filmit të Shkurtër në Torino të Italisë, i cili, si të gjithë italianët, është në karantinë. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore.

Asnjë koment

Comments are closed.