19-09-2024

Kryesore

“Dokufest”, Prizreni në atmosferë festive (foto)

Një ditë para hapjes zyrtare të ngjarjes më të madhe filmike në Kosovë, Festivalit  Ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest”, Prizreni si nikoqir është në atmosferën festive, përderisa në qytet janë shpalosur flamuj dhe materiale tjera paralajmëruese dhe se aty këtu, afër objekteve historike tashmë shihen vizitorë  të rinj, pjesëmarrës në këtë ngjarje […]

Komuna e Prizrenit për dreka zyrtare shpenzoi mbi 17 mijë euro

Në raportin zyrtar të shpenzimeve të publikuara në ueb-faqen e Komunës së Prizrenit vlera e përgjithshme e shpenzimeve komunale gjatë kësaj periudhe është 11,603,412.19 euro nga 45,090,516.00 euro sa është buxheti i planifikuar i Komunës për vitin 2018. Komuna e Prizrenit ka shpenzuar 149,921.40 euro për udhëtime brenda vendit, për jashtë vendit 7,117.33 euro, kurse […]

Prizreni mirëpret mërgimtarët me gatime tradicionale dhe sofrën e shtruar (foto)

Një ekspozim i prodhimeve tradicionale prizrenase, shtruarja e sofrës dhe koncerti i shfaqur për mërgimtarët, mbrëmjen  e sotme,  shënoi aktivitetin “Sofra e gurbetqarëve”, të organizuar buzë lumit, në pjesën e quajtur “Kej”, në qendrën e Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Aktiviteti mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa kanë performuar shoqëri artistike që veprojnë në komunën […]

Skandal në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prizrenit (foto)

Kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj, ka reaguar duke gjuajtur me shishe të ujit, në drejtim të kryesuesit  të KK-së, Artan Abrashi me arsyetim se nuk ia dha fjalën, kur drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, i kërkoi Avdajt  që të deklarohej konkretisht për një kandidat për drejtor që nuk i plotësonte kushtet për drejtor, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. […]

Prizreni sot shtron sofrën për gurbetqarët

Ftohen të gjithë gurbetqarët që të jenë pjesë e mbrëmjes së sotme, në të cilën nën përkujdesjen e Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, në Kejin e Lumbardhit, në sheshin Shatërvan në Prizren, nga ora 19:00 do të shtrohet “Sofra e gurbetqarëve”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Koncerti i madh për gurbetqarët organizohet nga AKV “Emin Duraku”, ndërsa për […]

Prizren: Komuna angazhon policë me pagesë kundër ndërtimeve pa leje

Drejtoria e Inspektoratit, në komunën e Prizrenit, ka angazhuar policë me pagesë për ta ndihmuar në aksionet e ndërmarra për rrënimin e objekteve pa leje, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Në këtë formë, duket se po veprohet sipas modelit të komunës së Prishtinës, të aplikuar nga kryetari, Shpend Ahmeti. Nga ardhja në pushtet e qeverisjes së re […]

Cilat biznese mund të jenë në hapësirat e ish-kampit gjerman në Prizren?

Autoritetet lokale të Prizrenit i ftuan ndërmarrjet që merren me teknologji informative, inovacione, edukim, pasta me turizëm, agro-kulturë, shkencë dhe hulumtime, që të paraqesin interesin e tyre për të qenë pjesë e këtij parkut që do të funksionojë në hapësirat e kampit gjerman të KFOR-it në Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Hapësira në të cilat aktualisht janë […]

Galeria “VATRA” në Prizren, mbajti “gjallë” jetën kulturore

Me qëllim të krijimit të kushteve dhe hapësirës për prezantimin e krijimtarisë artistike, jo vetëm për autorët prizrenas, por edhe më gjerë, në vitin 1992,  kur  për shkak të rrethanave të njohura aktivitetet kulturore ishin reduktuar,  veprimtari Adnan Abrashi kishte hapur galerinë artistike ,,Vatra” në Prizren, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Adnan Abrashi ka lindur më 1957 […]

Qentë endacak “pushtojnë” Urën e Gurit në Prizren (foto)

Përpos disa pjesëve të tjera, edhe qendra e Prizrenit, duket se është shndërruar në vatër të qenve endacak, të cilët thuajse janë bërë pjesë e pandashme e saj, përcjell “GazetaePrizrenit.net”. Tashmë, disa herë kemi raportuar se në Prizren, numri  qenve të tillë është shtuar, dhe përkundër paralajmërimit nga zyrtarët për fillimin e trajtimit të tyre […]

Prizren: Shoferë kujdes, numër rekord gjobash për kundërvajtje gjatë një dite

Shoferët të cilët vozisin nëpër rrugët e rajonit të Prizrenit, sikur edhe në tërë vendin duhet të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, ndryshe ballafaqohen me gjoba nga ana e policisë që ka shtuar kontrollet nëpër rrugë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.   Dita e parë e aksionit policor  “Stop aksidenteve” të ndërmarrë ndaj atyre që nuk respektojnë shenjat […]