13-09-2025

Kryesore

Aktakuzë për vrasje në tentativë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’. Sipas aktakuzës, me datë 17.03.2019 rreth orës 00:30 minuta në Prizren, në lagjen “Kurillë”, […]

Spital ditor në Prizren, Halil Kastrati investon një shumë të madhe për qendrën

Qendra spitalore e Prizrenit, e dyta në vend për nga madhësia do të ofrojë një shërbim të ri për pacientët. Shoqata “Jetimat e Ballkanit” që vepron qe 10 vjet, bëri edhe një investim të madh në Komunën e Prizrenit. “Jetimat e Ballkanit” kësaj here investuan mbi 60 mijë euro në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. […]

FiIllon zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur-Dragash-Brod

Ai ka thënë se rehabilitimi dhe zgjerimi i dy segmenteve rrugore që lidhin Zhurin me Dragashin e Brodin, kanë ndikim në lëvizjen e lirë, zhvillim ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e kësaj ane. Lekaj shtoi se ndjehet mirë që po fillon një ndryshim mëse të nevojshëm, i cili nuk arriti të […]

Shpallen përfituesit për ndërtimin e shtëpive nga Komuna e Prizrenit

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka shpallur listën përfundimtare të përfituesve nga projekti për meremetim të shtëpive, kulmeve dhe ndërtim të shtëpive, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’. Referuar njoftimit, kjo është bërë pas shqyrtimit të ankesave të aplikuesve të pakënaqur gjatë afatit përkatës dhe dorëzimit të dëshmive për poenat e fituara të përfituesve nga lista preliminare. Listat […]

Aktakuzë ndaj shoferëve të “Sharr travel” për vdekjen e dy të rinjve në autostradë

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet Sh.S., M.M. dhe B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6-1 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së […]

A po fsheh diçka Komuna e Prizrenit nga listat e përfituesve financiarë në turizëm?

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren një ditë më parë shpalli listën preliminare të përfituesve për mbështetje financiare në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, në të cilën kryesisht bëjnë pjesë organizata joqeveritare, siç thuhet të fokusuara në këtë fushë. Përkundër publikimit të emrave të 19 OJQ-ve dhe një fondacioni, nuk është dhënë […]

Ditë e frytshme: Shumëfishohen lindjet në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 20 raste të lindjeve. Krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm dy raste,  kjo shënon jo vetëm shtimin për nëntë fish të të porsalindurve, por edhe një shifër që ka munguar prej ditësh në këtë qytet, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. […]

Ja kush përfitoi mbështetje financiare në fushën e turizmit nga Komuna e Prizrenit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka shpallur listën preliminare të 20 përfituesve për mbështetje financiare në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Prizrenit. Në njoftimin e publikuar thuhet se paraprakisht ka pasur thirrje publike të organizatave jo-qeveritare të cilat janë të fokusuara. “Lista e përfituesve […]

Dy të arrestuar për posedim të narkotikëve në Prizren

Dy të dyshuar (K/Shqiptarë) janë arrestuar posedim të narkotikëve në Prizren. Kjo ka ndodhur pasi mbrëmë para mesnatës, gjatë kontrollit në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, atyre u është gjetur dhe konfiskuar 1.92 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, rasti në procedurë të rregullt. […]

Në Dubravë të Suharekës asgjësohen mjete eksplozive të groposura në një livadh

Një person gjatë luftës kishte groposur mjete shpërthyese dhe një sasi të municionit në livadhin e tij, në fshatin Dubravë të Suharekës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, rastin e kishte raportuar djali i tij.  Ai kishte treguar se gjatë kohës së luftës së fundit babai i tij (i ndjerë) ka groposur në livadhin e […]