18-10-2025

Kryesore

Në Gjonaj të Hasit sekuestrohet pistoleta me të cilën pronari festoi në dasmë

Policia ka njoftuar se me datën 16 korrik 2019, gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjonaj, pronari i shtëpisë dhe mbajtësi në pronësi dhe posedim në mënyrë të paautorizuar të armës, duke festuar ka përdorur armën duke shtënë në ajër disa herë. Me këtë veprim i njëjti ka kryer vepër penale dhe rasti është raportuar […]

Konkurs për mësimdhënës në shkollat e Prizrenit

Drejtoria Komunale për Arsim në Prizren, ka shpallur dy konkurse për mësimdhënës, për disa orë si dhe edhe për zëvendësime. Sipas shpalljes së DKA-së, konkursi mbetet i hapur  deri me datën 26, përkatësisht 29.07.2019. /GazetaePrizrenit.net Klikoni këtu për hapjen e konkursit: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/07/Konkurs-per-11.07.2019-edukatore-mesim-klasor.pdf https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/07/Konkursi-15.07.2019.pdf

Prizreni rekomandon heqjen e taksës për regjistrim të veturave

Komuna e Prizrenit ka kërkuar shqyrtimin e mundësisë për heqjen e taksës komunale për regjistrim të veturave, që aplikohet prej disa  vitesh, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Komiteti për Politikë dhe Financa, që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal (KK) sot i ka propozuar Drejtorisë së Financave, që në konsultim me Ministrinë e Financave të shqyrtohet […]

Vjedhje në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një rast i vjedhjes në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin e Prizrenit është raportuar dje pasdite në polici, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar policinë  se persona të panjohur kanë vjedhur rreth njëqind (100) përforcues të shtyllave mbrojtëse. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. Rastet e vjedhjes […]

Vjedhje e rëndë në një kompani në Prizren, arrestohet hajduti

Një person është arrestuar në Prizren për shkak të vjedhjes në një kompani private, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në Prizren, ndërsa rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë. “I dyshuari K/Shqiptar është arrestuar pasi ka depërtuar me forcë në ambientet e një kompanie private, prej ku ka vjedhur para”, […]

UPZ deklaron se do të kërkojë rishqyrtimin e vendimit për akreditim institucional

Universiteti Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ka njoftuar se ende nuk ka marrë njoftimin zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Drejtues të këtij institucioni, përmes një komunikate për medie kanë deklaruar se Rektorati i UPZ-së, po i përcjellë me shqetësim lajmet që po qarkullojnë për […]

Vetëm tre të porsalindur në Prizren

Numri i lindjeve në qendrën spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, ka shënuar rënie të ndjeshme. Gjatë 24-orëshit të kaluar, në maternitetin e këtushëm, numri i të lindurve ka qenë vetëm tre, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, dy janë djem, ndërsa një vajzë. Mbështetur në raportet e repartit përkatës, kjo shënon numër të ultë të […]

FFK-ja i çon letër kryetarit të Prizrenit: Harro politizimin e Lirisë (Dokument)

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka dal në mbrojtje Lirisë së Prizrenit, e cila vazhdon të përzihet nga politika. Shtëpia e futbollit kosovar, përmes një letre dërguar kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se nuk do ta lejojë ndërhyrjen politike nga Komuna në klubin bardh e zi, raporton […]

Mbyllet Universiteti Publik në Prizren, sivjet s’ka konkurs këtë vit akademik

Pas rekomandimeve ndërkombëtare, është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, Mitrovicës e Prizrenit do të mbyllen. Vendimin e ka marrë sot Këshilli Shtetëror i Cilësisë. Në mbledhjen e mbajtur sot është vendosur që të miratohet vendimi i propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Pas këtij vendimi, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit […]

Komunat e rajonit të Prizrenit ofrojnë parkingun në dispozicion të bashkatdhetarëve

Periudha nga 15 korriku e tutje, shënon fluksin më të madh të kthimit të bashkatdhetarëve në vendlindje. Sikur edhe në pjesën tjetër të vendit, edhe në rajonin e Prizrenit, korriku dhe gushti janë muajt që sjellin për pushime bashkatdhetarët. Ata janë të mirëpritur, ndërsa edhe jeta, përfshirë edhe atë të natës intensifikohet më tepër. Gjatë […]