19-05-2025

Kryesore

20 vjet nga Beteja e Vrrinit

Sot u mbushën 20 vjet nga Beteja e Vrrinit,  njëra ndër më të lavdishmet e UÇK-së. Beteja e shtatorit në Vrri, e vitit 1998 është e beteja e parë shqiptare  kundër forcave të armikut në shekullin XX në rajonin e Prizrenit. Forcat e UÇK-së në këtë betejë u komanduan nga Komandant Drini, që udhëhoqi Brigadën […]

Sot sfida Liria-Drita, prizrenasit synojnë pikët e para

Lira e Prizrenit sot është mikpritëse e Dritës.  Kjo ndeshje hap xhiron e tretë në kuadër, të IPKO Superligës së Kosovës të këtij sezoni, trasnmeton “GazetaePrizrenit.net”. Ndeshja konsiderohet një sfidë interesante, pasi të dyja ekipet synojnë fitoren. Derisa Liria pret që t’i marrë pikët e para, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, Kampionët e Kosovës presin […]

KDI: Transparenca dhe llogaridhënia pikë e dobët e qeverisjes Haskuka

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë në Prizren, në vlerësimet e tyre nuk japin notë të lartë për punën e qeverisjes lokale sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, transparencës dhe llogaridhënies si dhe qasjes në dokumentet zyrtare, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Elmendina  Dorambari, zyrtare e KDI-së, duke folur rreth vlerësimit të pjesëmarrjes së qytetarëve […]

Kuvendarët e pozitës i dalin në mbrojtje Haskukës

Opozita në Prizren dje ka kritikuar qeverisjen lokale për çka edhe ofronte argumentet e saj, duke e vlerësuar si të dështuar qeverisjen e deritashme të kryetarit Mytaher Haskuka, ndërkaq kuvendarë të pozitës i dalin në mbrojtje ekzekutivit duke lavdëruar punën e bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes, por pa ofruar fakte konkrete për […]

Pse opozita prizrenase e vlerëson të dështuar qeverisjen e Haskukës?

Përfaqësues të opozitës në Prizren kanë hedhur një mal kritikash ndaj qeverisjes lokale të Mytaher Haskukës, duke e akuzuar atë për një varg dështimesh, që nisin nga përzgjedhja e konkursit për drejtorë shkollash, ngecjet në investime kapitale, politizimin e klubit Liria, sikurse edhe punësimin e militantëve joprofesional partiak, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Siç dihet nga janari […]

Rrënohet një pjesë e objektit të kompanisë “Abi”, pronari Fusha thotë se kjo është hakmarrje për angazhimin e tij politik

Inspektorët në Prizren kanë filluar rrënimin e një pjese të ndërtesës së qendrës tregtare “Abi çarshia” në rrugën “Tirana” në Prizren, siç thuhet shkaku i tejkalimit të lejes ndërtimore,  ndërsa pronari i kompanisë “Abi” thotë se një veprim të tillë po bëhet në shenjë hakmarrje ndaj angazhimit të tij politik, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Drejtoria e Inspektorateve […]

Liria “përplas” ish zyrtar dhe zyrtar aktual të Komunës së Prizrenit

Liria  e Prizrenit që edicionin e kaluar e mbylli në pozitën e 5 të tabelës, në këtë sezon startoi me humbje.  Rezultatet e dobëta në dy ndeshjet e para të kampionatit të  futbollit, ku humbi madje edhe si vendës kanë nxitur reagime të ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve aktual të komunës, të cilët kanë replikuar në distancë […]

Bien investimet kapitale në Prizren

Komuna e Prizrenit, në katër muajt e parë të vitit 2018 (janar-prill), ka shpenzuar vetëm 1 milionë e 32 mijë euro për ndërtim të rrugëve. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë përgjysmuar këto investime. Gjatë periudhës janar-prill të vitit 2017, në kohën e Ramadan Mujes,  për ndërtim të rrugëve janë shpenzuar […]

Vdes një këmbësore nga goditja e veturës në Prizren

Në grua e moshës 78 vjeçare ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën “Ismail Kryeziu”,  pjesë e magjistrales Prizren-Gjakovë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, tek auto-larja “Xhafa”, në Arbanë skaj rrugës më katër korsi, që vazhdon për në Gjakovë, derisa  gruaja D.M e lindur në vitin 1940 […]

Nderohen dëshmorët e Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”

Sot në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë, janë bërë homazhe dhe nderime, në ditën e dëshmorëve të kësaj brigade. Nderimet dhe homazhet, janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Ismet Jashari-Kumanova, dhe dëshmorëve të tjerë të kësaj brigade dhe në kuadër të […]