13-07-2025

Kryesore

Sa është përgatitur Prizreni për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit?

Komuna e Prizreni ka bërë planet për ta kaluar dimrin. Në kontekstin e përgatitjeve janë siguruar rreth 800 tonë kripë industriale për të dalë në pranverë, ndërsa sa i përket operatorëve gjërat janë me të vjetrën, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prizrenit, Lis Dorambari ka thënë se Drejtoria e Shërbimeve […]

Ndaj “Burdushit” rëndojnë edhe katër vepra të tjera penale

Dënimi i sotëm i Hysri Peqanit i njohur me nofkën “Burdushi” nga Prizreni ka të bëjë me vetëm një vepër, atë të mashtrimit, ndërkohë që burimet nga Prokuroria Themelore në Prizren, kanë konfirmuar se ndaj tij rëndojnë edhe katër vepra të tjera, për të cilat po zhvillohen hetime, shkruan “GazetaePrizrenit.net’. “Burdushi” sot ka marrë dënimin […]

Burdushi dënohet me burg për mashtrim

Hysri Peqani i njohur me nofkën “Burdushi” nga Prizreni është dënuar sot me burgim, para dhe ndalim të përkohshëm të veprimtarisë për shkak të veprës penale të mashtrimit, transmeton “GazetaePrizrenit.net’. Këtë masë ia shqiptoi Gjykata Themelore e Prizrenit, përkatësisht Departamenti  i Përgjithshëm Penal që edhe ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj tij. Të akuzuarin gjykata […]

Tri vajza dërgohen në Gjykatë, pasi në Prizren kërkonin ndihma për jetimët

Sapo hyn në qendrën e Prizrenit, në sheshin ‘Shatërvan’, shpesh të afrohen vajza të reja duke mbajtur në duar arka të vogla e me refrenin tashmë të njohur “A ban një minutë”. Janë këto forma të kërkimit të ndihmës për ndonjë fëmijë të sëmurë apo jetim. Veprime të tilla në disa raste kanë dalë të […]

Inspektoratet paralajmërojnë heqjen e reklamave nga kulmet në Qendrën Historike të Prizrenit

Inspektoratet në Prizren kanë paralajmëruar gjatë kësaj jave një aksion për heqjen e reklamave, sidomos të atyre mbi kulme të lokaleve hoteliere, që ndodhen në zonën që i përket Qendrës Historike të Prizrenit (QHP), shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas inspektoratit, shumica e reklamave të vendosura në QHP janë në shpërputhje me Ligjin për këtë qendër dhe Vendimin […]

Rritet numri i lindjeve në spitalin e Prizrenit

Për dallim nga një ditë më parë, numri i lindjeve është shtuar në spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr.Daut Mustafa” të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin e lindjeve për 24 orët e shkuara del se numri i përgjithshëm i të lindurve është tetë. 3  djem 5  vajza 4  lindje me operacion. Një lindje Gemelli ( binjak […]

Gruaja që vdiq në aksidentin afër Zagrebit, një 46 vjeçare nga Hasi i Prizrenit

Viktima që vdiq në aksidentin e trafikut në autostradën Karllovac-Zagreb të Kroacisë, bëhet e ditur se është nga Planeja e Hasit, përkatësisht nga familja Maloku, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Përfaqësues të shoqatës “Hasi” në Kroaci, konfirmuan për portalin “GazetaePrizrenit.net” se viktima është Shkurte (Duraj) Maloku, 46 vjeçare. Policia e Kroacisë ka bërë të ditur se në veturën […]

Shtrenjtohet buka

Prej të hënës është paralajmëruar shtrenjtimi për 10 centë i bukës në Prizren. Furrtarët kanë thënë se shkak kryesor për këtë është shtrenjtimi i miellit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Njoftohet se paraprakisht vendimi për ngritjen e çmimit është marrë pas një pajtimi të furrtarëve të qytetit, në një mbledhje në të cilën është vendosur, që buka të […]

Ku janë e çfarë bëjnë ish-kandidatët për kryetarë të Prizrenit?

Në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, pos kryetarit aktual Mytaher Haskuka, Prizreni pati edhe katër kandidatë, të cilët përmes subjekteve të tyre, pretenduan ta marrin “fronin” e të parit të Komunës, shkruan “Gazeta ePrizrenit.net”. Rrethin e parë të zgjedhjeve e kaloi vetëm Shaqir Totaj nga PDK, që doli i pari, por që megjithatë […]

Burdushi akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë edhe fajdet

Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, që u arrestua sot në Prizren, akuzohet për pesë vepra penale. Prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu tha për “GazetaePrizrent.net” se mbi të rëndojnë dyshimet për pesë vepra penale: mashtrim, shmangie nga tatimi, armëmbajtje ilegale, ushtrim i kundëligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe fajde. Policia sot […]