18-04-2024

Gruaja që vdiq në aksidentin afër Zagrebit, një 46 vjeçare nga Hasi i Prizrenit

Viktima që vdiq në aksidentin e trafikut në autostradën Karllovac-Zagreb të Kroacisë, bëhet e ditur se është nga Planeja e Hasit, përkatësisht nga familja Maloku, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Përfaqësues të shoqatës “Hasi” në Kroaci, konfirmuan për portalin “GazetaePrizrenit.net” se viktima është Shkurte (Duraj) Maloku, 46 vjeçare.

Policia e Kroacisë ka bërë të ditur se në veturën e aksidentuar në autostradën “A1″ ishin dy gra (nënë e bijë), nga Prizreni.  KTV duke cituar mediet kroate, njoftoi se ka mbetur e vdekur nëna, kurse vajza ka marrë lëndime.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur të dielën pasdite.

Familjarët e viktimës punojnë në Kroaci, pasi kanë furrë buke në Zagreb. /GazetaePrizenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.