Një grua nga Prizreni humb jetën në një aksident komunikacioni në Kroaci

Gjatë ditës së sotme, policia e Kroacisë ka bërë të ditur se në autostradën “A1”, në drejtim të Zagrebit, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me ç’rast ka humbur jetën një grua.

Në veturën që u aksidentua ishin dy gra (nënë e bijë), nga Prizreni, raporton KTV.

Siç bëhet e ditur, në këtë aksident ka mbetur e vdekur nëna, kurse vajza ka marrë lëndime.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se për shkak të këtij aksidenti një segment i autostradës është mbyllur për një kohë.