29-04-2024

Bashkimi, Arbitrazhi detyron të paguajë 70 mijë euro paga për ish-lojtarët

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, do të paguajë gati 70 mijë euro paga për ish-lojtarët, kontratat e të cilëve nuk i respektoi.

Në një njoftim në Facebook, KB Bashkimi ka thënë se në adresë të klubit ka marrë edhe dy vendime të reja nga Tribunali i Arbitrazhit të Basketbollit për ish-lojtarët Ljubo Samadan dhe Aleksandar Gruev, që ishin pjesë e ekipit në sezonet 2016/17/18-pjesa përfundimtare e sezonit.

Sipas njoftimit, edhe këto dy vendime vijnë si pasojë e mosrespektimit të kontratave (dy rroga ndaj Samadanit – 4600 euro dhe dy rroga ndaj Gruevit – 5000 euro.

Për mosrespektim të kontratave të edicioneve të kaluara, shuma e përgjithshme që duhet të paguhet ka arritur në shifrën prej 68852 euro.

Bashkimi ka thënë se deri sot numri i rasteve të iniciuara për mosrespektim të kontratave ka arritur në tre teksa ka shtuar se shpreson që të mos ketë më.

“Këto vendime dëmtojnë buxhetin dhe reputacionin e KB Bashkimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke lënë pasoja të mëdha në rikuperimin sa më të shpejtë të klubit, sigurisht edhe në afrimin e përforcimeve me lojtarë e trajner të huaj, për shkak të borxheve të mbetura”, thuhet në njoftim.

“Rastet në fjalë (dënimet) kapin shifra marramendëse të borxhit ndaj FIBA-s, si pasojë e mospagesës se rrogave për këta lojtarë:

Eric Palm rasti (BAT 1024/17); vlera ne euro 13,512.00

Ljubo Samadan rasti (BAT 1212/18); vlera ne euro 22,470.00

Aleksandar Gruev rasti (BAT 1207/18); vlera ne euro 32,670.00

Vlera totale e obligimit të trashëguara për mosrespektimin e pagave për lojtarët ne fjalë është plot 68,652.00 euro, kjo ka ardhur si neglizhencë për të mos paguar një ose dy rroga të parapara me kontratë”.

Në fund klubi ka thënë se dënimet mbi supe po i bartin lojtarët, kryesia e fansat, “deri sa ata që e sollën në këtë gjendje krenohen me arritje!!!”/koha.net

KB Bashkimi Official

3 orë më parë

Para disa ditëve në adresën e klubit tonë kanë arritur edhe dy vendime nga Tribunali Arbitrazhit të Basketbollit për rastet e lojtarëve Samadan dhe Gruev të cilë kanë qenë pjesë e ekipit në edicionet paraprake (2016/2017/2018-pjesa përfundimtare e sezonit). Edhe këto dy vendimet e fundit të Arbitrazhit vinë si pasojë e mosrespektimit të kontratave me lojtarët, përkatesisht mos dhënjen e rrogave për lojtarët në fjalë (Samadan dy rroga – 4600euro; Gruev dy rroga – 5000euro!) ku

Asnjë koment

Comments are closed.