06-06-2025

Kryesore

Shtatore për Komandant “Drinin”-Çlirimtarin e Prizrenit

Përvjetorin e ardhshëm, Prizreni duhet ta ketë shtatoren e munguar të komandant  “Drinit”. Ai ishte oficer i karrierës,  komandant i UÇK-së, drejtues i Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së, ishte intelektual i vërtetë, magjisër i shkencave, kandidat për doktoratë në Universitetin e Kanadasë, njohës i shtatë gjuhëve botërore. Qytetarët e quajtën çlirimtar i Prizrenit. Drejtori […]

Cilat profesione po kërkohen në panairin “Abi çarshia”?

Kamarier,  sektorist, kuzhinier, pastaj personel për elektrikë, mekanik apo ndonjë pozitë menaxheriale. Këto kanë qenë kërkesat më të shpeshta për punë, në panairin më të madh të punësimit “Abi çarshia”, që është hapur një ditë më parë, në kuadër të kompanisë “Abi” në Prizren. Në ditën e parë ka pasur një interesim të shtuar, kryesisht […]

Bashkimi mundi Sigal Prishtinën në ndeshjen e parë finale

Skuadra e Bashkimit, sonte ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat të ngushtë 81 : 84. Në ndeshjen e parë finale të play-offit, “Arpaxhikët” mposhtën kampionin aktual, në serinë finale që nisi , në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Në Prishtinë do të luhen edhe ndeshja e tretë dhe ndeshja e pestë […]

Prizren: A pati shkelje në konkursin e kaluar për mjekë?

Opozita në Prizren ka kritikuar drejtoreshën komunale për Shëndetësi, Dr. Flaka Siqeca për siç thuhet shkelje të ligjit, për shkak se ajo kishte qenë fizikisht gjatë testit, në konkursin e parafundit për mjekë, derisa Dr. Siqeca, thotë se këtë e ka bërë për të shkak të transparencës, pasi tërë kompetencat bien mbi komisionin përzgjedhës. Opozita […]

Prizren: 26 lypsarë kthehen në Shqipëri

Pas disa ankesave të qytetarëve dhe bizneseve kundër lypsarëve të bezdisshëm që frekuentonin rrugët dhe sheshet e  qytetit, sot është zbatuar një plan veprimi në rrugën “Mon Karavidaj” dhe “Meleq Begu” duke vazhduar dhe në Shatërvan e gjetiu. Sipas policisë, në këtë plan kanë qenë të përfshirë: Sektori i hetimeve; zyrtarë patrullues, Zyra për Migrim […]

Sonte nisë festivali i folklorit ”Anadrinia Jehon 2018”

Në fshatin Dejnë të Rahovecit, sonte nisë festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2018”, edicioni i 17-të. Për tri net sa do të zgjasë festivali, programet e tyre do t’i shpalosin grupe artistike, asamble shoqëri kulturore artistike e grupe rapsodësh me një numër artistësh nga mbarë trevat shqiptare. Ky aktivitet organizohet në kuadër të […]

Prizren: 22 persona aplikojnë për një vend në shëndetësi

Një interesim të madh kanë shfaqur punëtorët shëndetësore të Prizrenit, pasi rreth 250 persona kanë konkurruar për 11 pozitat e shpallura në konkursin e fundit në shëndetësinë primare, nga ana komunës, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve është premtuar se nuk do të vonojë. Nëse llogaritet një mesatare del se më shumë se 22 persona kanë konkurruar […]

Vërshojnë mbeturinat në Liqenin e Vërmicës

Mbeturina të shumta kanë dalë në sipërfaqen e Liqenit të Vërmicës. Pothuajse e tërë sipërfaqja, e tij, duket kështu, deri në disa skaje edhe më keq, për shkak të “stacionimit” të shisheve të shumta dhe llojeve të tjera, që duket se kanë “bërë një kornizë të bardhë”. Vërmica gjendet shumë afër kufirit me Shqipërinë, në […]

Prizreni edhe këtë përvjetor pa shtatoren e Komandant “Drinit”

Përkundër që nderohet dhe ka një respekt të madh tek qytetarët e Prizrenit, edhe përvjetori i 18-të u shënua pa shtatoren e Komandat Drinit.   Drejtoria për Adminstratë në kuadër të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, vitin e kaluar  e ka propozuar vendimin për ngritjen e lapidarit të Komandat Drinit, të cilin e ka miratuar […]

Pasioni i Komandant Drinit

Të gjithë e kemi dashur, ndërsa tashmë vazhdojmë ta ruajmë kujtimin dhe respektin për të. Më 8 maj mbushen 18 vjet nga vrasja në rrethana misterioze e Ekrem Rexhës, i njohur si Komandat Drini. Ishte oficer i karrierës, Komandat i Zonës Operative të Pashtrikut, pas luftës drejtor komunal për Ambient e Siguri. Presidenti i Republikës […]