18-05-2024

Paraburgim prizrenasit për rrahjen e bashkëshortes

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji,  të pandehurit me iniciale I.B. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit.

Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 14.04.2019 e cila do të zgjasë  deri me datën 14.05.2019.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën  14.04.2019, rrethe orës 07:00, në Prizren në banesën e tyre, i dyshuari për shkak të mosmarrëveshjeve familjare me bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën me iniciale M.S., pasi që fillimisht fjalosen lidhur me bisedën e të dyshuarit në telefon, dyshohet se e ka goditur të dëmtuarën në pjesë të ndryshme te trupit, pasi që e njëjta kishte vendosur që të largohet nga banesa e përbashkët e tyre. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.