08-06-2025

Prizren

Prizreni përcaktohet si kryeqytet historik i Kosovës

Në shqyrtimin e dytë Projektligjit për Prishtinën, në Kuvendin e Kosovës u ngjall një debat për amendamentin numër dy këtij projektligji, i cili përcakton kryeqytet të Kosovës Prishtinën, ndërsa Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës. Edhe pse pati kundërshtime për amendamentin numër dy nga deputet të LDK-së, me shumicë votash Prizreni me këtë projektligj mbetet kryeqytet […]

Shtyhet rigjykimi ndaj ish-drejtorit Çoçaj dhe të tjerëve

Fillimi i rigjykimit ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt dhe të akuzuarve Bekim Thaqi e Bedri Çeku, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ishte paraparë të mbahej të enjten, por është shtyrë në mungesë të të akuzuarit Çeku. Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka konstatuar mos prezencën e […]

Paraburgim për nxitje të vrasjes për hakmarrje borxhi

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.D.i njohur edhe si I.B. nga fshati Tërnje, Komuna e Suharekës. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka […]

Kapen 5 kilogramë drogë në Vërmicë, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 5.3 kilogramë drogë të llojit marihuanë në Vërmicë, pikëkalimi kufitar me Shqipërinë. Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin drogën nga Shqipëria me veturën Golf. Të dyshuarit i janë dorëzuar njësitit të DHTN-Prizren, për hetim të rastit.

Prizren: Kush janë aplikuesit për heqjen e shpenzimeve të varrimit?

Derisa banorët e Prizrenit kanë nisur të aplikojnë në komunë, për kompensimin e shërbimeve të varrimit për familjarët e tyre, këtë të drejtë shumë më pak janë duke e shfrytëzuar ata që jetojnë në fshatra, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”.   Drejtori për Mirëqenie sociale në Prizren, Fejzë Kabashi, ka thënë se nga janari e deri […]

Prizren: Inspektorati paralajmëron largimin tendave e tavolinave në shatërvan

Zyrtarët lokal të Prizrenit kanë paralajmëruar se do të ndërhyjnë për t’ua  kthyer qytetarëve hapësirën publike, në qendrën historike,  të cilën tashmë po e shfrytëzojnë bizneset e këtushme,  duke ekspozuar  tenda, tavolina e ulëse.   Drejtori për Inspektorate, Islam Thaqi ka deklaruar se bëhet fjalë për restorant e ëmbëltore, që kanë vendosur tavolina e ulëse […]

Bashkimi afër titullit të kampionit, sërish mposhti Prishtinën 

Klubi i “Bashkimit” ka mundur sërish “Sigal Prishtinën”,  97 : 80.  Ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit të IP Superligës së Kosovës në Basketboll u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”. Djelmoshat nga Prizreni kanë dominuar vazhdimisht duke fituar çdo periudhë, duke mbyllur takimin me 17 pikë epërsi. […]

“Bashkimi” para fitores ndaj “Sigal Prishtinës”

Klubi i “Bashkimit” është në prag të fitores ndaj “Sigal Prishtinës”, pasi ai po udhëheq me 16- 20 pikë, tash kur kanë mbetur edhe 4 minuta deri në fund. Ndeshja po zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Kjo është ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit të IP Superligës së Kosovës në Basketboll. […]

Rektorët e Kosovës dhe Shqipërisë do t’i diskutojnë në Prizren, programet që rrezikojnë shuarjen

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka zhvilluar një takim me homologen e tij në Tiranë, Lindita Nikolla,  ku paraqiti disa pika të rëndësishme bashkëpunimi me interes për të dyja vendet, për të cilat edhe u dakorduan gjatë këtij takimi. Në njoftimin e MASHT-it, thuhet se Bytyqi dhe Nikolla u dakorduan për krijimin […]

Prizren: AAK e vlerëson qeverisjen lokale si “pushtet të muskujve”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, kritikon pushtetarët lokal.  Në një komunikatë thuhet se pushteti po sillet duke menduar që Prizreni ka filluar me ta dhe kështu do të mbarojë. “Jo të nderuar,  e keni të gabuar qasjen. Duke mos e pasur asnjë argument për ta arsyetuar punën tuaj merreni akoma me të kaluarën. […]