10-05-2025

Prizren

Prizren: Grabitja e argjendarisë, prokuroria ngritë aktakuzë ndaj të arrestuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.L., A.A., E.G., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Grabitja në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Grabitja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” […]

Prizren: Katër persona, përfshirë edhe një femër lëndohen në një aksident trafiku

Katër persona, përfshirë edhe një femër janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prizren. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Enver Hadri”, raporton Gazeta e Prizrenit.  “Raportohet për një aksident trafiku në mes tri veturave me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj  dhe një femër […]

Prizren: E mërkura-dita e tregut, viti 1971

Prizren: Gjykimi për shpërthimin në Zhur, i akuzuari vendos të mbrohet në heshtje

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, i akuzuari Iran Badalli, është mbrojtur në heshtje pas udhëzimit nga mbrojtësi i tij, avokat Valdrin Gashi. Avokat Gashi ka thënë se shumica e pyetjeve të parashtruara sot dhe në seancën e kaluar ndaj të mbrojturit të tij, janë bërë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës […]

Prizren: Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata, ishin dënuar për kanosje e vjedhje

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë. Vetëm gjatë ditës së […]

Më 18 prill nis rigjykimi ndaj deputetes Vrenezi dhe të tjerëve, akuzohen për rastin “Abi Çarshia”

Më 18 prill të këtij viti, pritet të fillojë rigjykimi për korrupsion ndaj deputetes Jetmire Vrenezi, ish- drejtorit të Inspektoratit Islam Thaqit, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gjykata Themelore në Prizren, më 17 maj 2022, kishte dënuar  Vrenezin dhe Thaqin […]

Prizren: Dy persona lëndohen në një aksident trafiku

Dy persona, një drejtues i motoçikletës dhe pasagjeri i tij janë lënduar në Prizren, në një aksident trafiku, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Wesli Clark”, “Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë motoçikletë dhe një automjete i udhëtarëve me drejtues […]

Dy vëllezër kërcënojnë një grua në Prizren, njëri nga ta është pjesëtar i FSK-së

Për shkak të një rruge, dy vëllezër dyshohet se kanë kërcënuar një grua në fshatin Pllanjanë të Prizrenit. 36-vjeçarja është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, teksa Sinjali merr vesh se njëri nga të dyshuarit është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bazuar në dëshminë e viktimës, 39-vjeçari ishte jashtë detyrës zyrtare, kur bashkë […]

Prizren: Gjykata lejon propozimin për ekzaminimin psikiatrik ndaj të akuzuarit për vrasjen në “Tusuz”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, është aprovuar propozimi i mbrojtësve të akuzuarit Haxhi Selmanaj, avokatët Esat Gutaj dhe Sylë Hoxha, që i akuzuari Selamanaj të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK), për ekzaminimin e gjendjes së shëndetit mendor të tij. Këtë propozim, e ka aprovuar kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja […]

Prizren: Policia në kërkim të një të dyshuari për “ngacmim” (Foto)

Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 28/02/2023 në orën 19:15, në rrugën “William Walker” në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit “RAFII”. Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës […]