27-07-2024

Shkarkim apo dorëheqje e drejtoreshës për Zhvillim ekonomik në Prizren?

Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Lirie Xhemaj- Bytyçi  (nga NISMA )ka njoftuar se nuk do të jetë në krye të këtij sektori, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ajo e ka njoftuar këtë përmes “facebook-ut”. Por a ka ardhur kjo pas performancës apo “shkarkimit” nga kreu komunal Totaj, të cilin e pati paralajmeruar  javën e kaluar Gazeta e Prizrenit  me titull A ka drejtorë të tjerë të shkarkuar nga kryetari Totaj?

Njoftimi i saj:

Të nderuar miq,

Ju njoftoj se për arsye personale dhe në mirëkuptimin e Degës së Nismës në Prizren, nga sot nuk do të vazhdoj të jem në drejtimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik me të cilën për dy vite kam udhëhequr me shumë përkushtim duke bërë punë dhe projekte të mira në interes të qytetarve.

E falenderoj Nismën Socialdemokrate që më besun ta drejtoj këtë drejtori si dhe stafin dhe të gjithë ata me të cilët bashkëpunova për dy vite më seriozitetin më të madh.

Lexo edhe:

A ka drejtorë të tjerë të shkarkuar nga kryetari Totaj?

Asnjë koment

Comments are closed.