10-05-2025

Prizren

Prizreni gjatë Ramazanit

Në Prizren, sikur edhe në Kosovë dhe në komunitetin botëror myslimanë, sot ka nisur muaji i Ramazanit – muaji i agjërimit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Ky është muaji i shenjtë, muaj i mëshirës. Nga minaretë e xhamive të shumta të qytetit, por edhe të fshatrave, thirrja e ezanit shënon fundin e agjërimit, përgjatë të cilit […]

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në rrugën “Sylejman Rrotlla”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje […]

Dy të arrestuar për pengim të zyrtarëve policorë në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren për shkak e kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave. Sipas raportit 24 orësh të Policië, rati ka ndodhur në rrugën “Tranziti i Ri”, raporton Gazeta e Prizrenit. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrave. Pas […]

Prizren: Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj nëntë doganierëve dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, ka dështuar të mbahet seanca për korrupsion, për shkak mungesës së mbrojtëses së të akuzuarit Vullnet Syla, avokates Elvira Heta-Vata dhe dëshmitarëve Behar Murati dhe Muhamet Murati. Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen Besart Malaj, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka, Jeton […]

Prizren: Paraburgim të dyshuarit që mashtroi me viza

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit H.H., që po dyshohet se ka kryer veprat penale mashtrim dhe kanosje. Sipas njoftimit, nga marsi i 2022-s deri në dhjetor, i pandehuri nëpërmjet paraqitjes së rreme, e ka mashtruar të dëmtuarin A.A., duke i premtuar rregullim të vizës sllovake për djalin e […]

Prizren: Prokuroria do të kërkojë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim

Prokuroria në Prizren do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin për dhunim Prokuroria Themelore në Prizren do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj prizrenasit, që dyshohet për veprën penale “Dhunim”. Prokuroria ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japin detaje tjera. “Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, […]

Vdes avokati i njohur nga Prizreni

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e avokatit prizrenas, Orhan Rekathati, Ai u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. Rekathati ishte palë mbrojtëse e Bajram Veliajt, burri që kishte vrarë gruan e tij, Armenda Aliu-Veliaj, në Prizren në vitin 2019. Njoftimi nga OAK: “Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, […]

Prizren: Policia jep detaje për 77-vjeçarin që u gjet i vdekur në një motel

Policia ka dhënë detaje për 77 vjeçarin që u gjet pa shenja jete dje në një motel në Prizren. Përmes raportit 24 orësh, njoftohet se trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion, raporton Gazeta e Prizrenit, Rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”. Raporti: “HETIM I VDEKJES- Prizren 19.03.2023-11:36. […]

AKSIDENT NË DALJE TË PRIZRENIT, NË RRUGËN PRIZREN – ZHUR

Rreth orës 11:30 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një kombi transportues. Nga ky aksident nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe eshtē marrë me rastin./tvpz

Prizren: Therje me thikë në një shkollë

Gjatë mëngjesit të se enjtes, në SHFML “Motrat Qiriazi” në Prizren ka ndodhur një lëndim i lehtë trupor. Policia njofton se një i dyshuar ka therur me thikë një person tjetër. Sipas organeve të rendit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./FO