20-05-2024

Sot, pritet vendimi nga NISMA për drejtorët në qeverisjen Totaj dhe çështjen koalicionit

Sot, pritet vendimi i rëndësishëm nga NISMA rreth vazhdimit ose jo të mandatit të drejtorëve të saj në qeverisjen komunale të  Shaqir Totajt, e mbase edhe për vetë çështjen e vazhdimësisë së koalicionit,  raporton Gazeta e Prizrenit.

Ky subjekt sot mban mbledhjen e Kryesisë së degës ku edhe do të merret qëndrimi.

Siç ka raportuar “Gazeta e Prizrenit”, Nisma, tashmë ka marrë raportin e perfomancës për tre drejtorët e saj, që janë pjesë e qeverisjes komunale të Shaqir Totajt,

Edin Shehu, drejtor për Administratë, Pranverim Berisha, drejtor për urbanizëm dhe Lirije Bytyqi për Zhvillim ekonomi, pos në komunë, vlerësimet e tyre tashmë i kanë edhe në tavolinën e kreut partisë, që pritet të vendosë tutje për vazhdimin apo jo të mandatit.

Kreu i Nismës, Zafir Berishën, por tha për portalin Gazeta e Prizrenit se kjo do të analizohet të hënën në mbledhjen e kryesisë së degës, ku edhe do të merret qëndrimi.

Lexo edhe:

Kah po shkon Shaqir Totaj?  

Ndryshe, 5 ditë më parë, AAK njoftoi për shkëputjen e koalicionit me Kryetarin Shaqir Totaj, për shkak të shkarkimit nga ana e tij të drejtoreshës së Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi (AAK).

Totaj e drejtues të AAK-së dhanë deklarata të kundërta rreth prishjes së koalicionit. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.