05-05-2024

Has: Paralajmërohet hartimi i projektit që lidhë fshatrat Gorozhup-Cahan-Krumë

Ka filluar hartimi i projektit të rrugës që lidhë fshatrat kufitare të zonës së Hasit, ku nëpërmjet bjeshkës së Pashtrikut do të lidhen Gorozhupi-Kishaj- Cahani, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Këtë e paralajmëruan zyrtarë të lartë të Kosovës e ata të Hasit në Shqipëri.

Për realizimin e kësaj nisme,  zv/ministri i infrastrukturës së Kosovës,  Hysen Durmishi dhe kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti dje kanë qëndruar në Gorozhup.

Fshati Pogaj në Shqipëri e Gorozhupi në Kosovë dikur ishin bashkë dhe u ndanë padrejtësisht para më shumë se një shekulli, ndërsa pothuajse hermetikisht në vitin 1948. Banorët merrnin ujë në një krua, që edhe pse ruhej nga ushtarët e të dy anëve, megjithatë banorët komunikonin ndonjëherë në mënyrë indirekte, për të marrë ndonjë informacion të rëndësishëm për familjarët e mbetur andej e  këndej kufirit.

Rruga që vlerësohet si jetike për zhvillimin e zonës së Hasit, përfshirë edhe turizimin, do të mundësojë ta lidhë edhe Krumen me Prizrenin. Kjo padyshim se do ta rrit komunikimin ndërkufitar, sidomos të hasjanëve matanë Pashtrikut, që mbase më afër do ta kenë Prizrenin se sa Kukësin.

Mund të jetë një imazh i pemë

Zyrtarët ndërkaq, nuk kanë precizuar kohën sa mund të zgjas hartimi i projektit dhe eventualisht kur do të nis konkretizimi i saj. / Gazeta e Prizrenit.

LEXO edhe:

Kah po shkon Shaqir Totaj?  

Asnjë koment

Comments are closed.