10-11-2025

Prizren

Nxënësve të gjimnazit “Loyola” u hapen dyert në Universitetin në Siegen të Gjermanisë

Universiteti gjerman në Siegen (landi Nordrhein-Westfallen) në Gjermani dhe Gjimnazi “Loyola” në Prizren, janë dakorduar për një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen në mes këtyre dy institucioneve arsimore. Njoftohet se nxënësit e Gjimnazit “Loyola” do të kenë mundësi të regjistrohen në këtë universitet pa ndonjë barrierë, përveç certifikatës me të cilën dëshmohet njohja […]

Haskuka shpërndan centrifugat për bletarë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë, sot kanë bërë shpërndarjen e centrifugave për nxjerrje të mjaltit, për përfituesit nga thirrja publike e kësaj drejtorie. Sipas njoftimit nga Komuna, nga kjo thirrje janë shpallur përfitues gjithsej 100 bletarë të cilët i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, derisa edhe 20 përfitues të tjerë do […]

Prizren: Aktakuzë ndaj 20 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Referuar njoftimit, po ashtu janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale./GazetaePrizrenit.net

Autobusi godet biçiklistin në Prizren

Një biçiklist goditet nga autobusi në Prizren. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ismajl Kryeziu”. “Vozitësi mashkull K-Goran, me autobus zyrtar nga pa kujdesia ka goditur biçiklistin mashkull K-Shqiptar. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Rreth 177 persona nga Shqipëria kanë mbetur në Prizren

Ditëve të fundit ka rënë dukshëm numri i personave që vijnë në Kosovë për strehim nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 6.4 ballë të Rihterit pati goditur Shqipërinë më 26 nëntor, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe më shumë se 900 të tjerë […]

Prizren: Shtatë të porsalindur 24-orëshin e fundit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar shtatë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë kësaj radhe dominojnë meshkujt, pavarësisht se numri i tyre nuk është shumë më i madh krahasuar me vajzat. Pra janë 4 djem, ndërsa 3 vajza. Dy nga lindjet janë “cezariane” me operim. Një […]

Prizren: Aktakuzë ndaj një zyrtareje të MMPH-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren (PPTH), ka ngritur aktakuzë kundër H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas aktakuzës, e pandehura H.K., gjatë vitit 2018 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat […]

Prizreni sot pritet ta fillojë vaksinimin kundër gripit sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, nga sot është paralajmëruar të fillojë imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal, raporton Gazeta e Prizrenit. Në njoftimin e komunës, thuhet se imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat […]

Prizren: Dy javët e fundit numër i njëjtë i foshnjave të porsalindura

Gjatë javës që po lëmë pas në Prizren është regjistruar numër i njëjtë i foshnjave të porsalindura, sikur javën paraprake. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” kanë lindur 67 fëmijë,  ndërsa për dallim nga java paraprake,  janë regjistruar dy raste të lindjeve gemellare (binjak), shkruan “GazetaePrizrenit.net ”. Këtë javë numri më i madh i […]

Së shpejti do të paguani kur të shkoni në Prevallë, Bogë e Rugovë

Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë haraç vetëm në Rrugën e Kombit. Shumë shpejt, ata do të detyrohen të paguajnë edhe kur vizitojnë Bogën, Prevallën, Rugovën e parqet e tjera nacionale në vend. Shuma e parave që kosovarët do të duhet të paguajnë për të kaluar tutje laurave për një ditë shkon deri në […]