08-06-2025

Prizren

Prizren: Shqyrtohet ndryshimi i lokacionit për shkollën e re të muzikës

Organet komunale të Prizrenit ende nuk kanë lëshuar leje për ndërtimin e godinës së re të shkollës së muzikës në këtë qytet. Sipas zyrtarëve përgjegjës të ekzekutivit, po shqyrtohet mundë – sia për ndryshimin e lokacionit për realizimin e këtij projekti kapital. Madje, kanë pranuar se lokacioni i caktuar nga përbërja e kaluar e Kuvendit […]

Prizren: Asfaltimi i rrugës së Barut’hanes, një nevojë urgjente për lidhje me autostradën

Prizrenit patjetër i duhet asfaltimi i shpejtë i rrugës së Barut’hanes, jo vetëm për shkurtimin e distancës dhe lehtësimin e lidhjes me autostradën “Ibrahim Rugova”, por edhe për shkarkimin e magjistrales  Prizren-Gjakovë. Realizimi i këtij projekti të rëndësishëm, i është kërkuar edhe kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Një kërkesë të tillë, […]

Çfarë pritet të ndodhë sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Në Prizren mbahet Panairi i Filigranit. Marrin pjesë filigranistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilët do t’i prezantojnë punimet e tyre. (Kino Lumbardhi). Ora 11:00 Organizata Jo-Qeveritare Lady se bashku me Balkan Women Association organizon aktivitetin e Ëoman Book. (Premium Park Hotel […]

Prizren: 20 familje skamnore ndihmohen me dru për ngrohje

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren përmes degës së Shoqatës Humanitare “Bereqeti” ka bërë shpërndarjen e 60 m3 dru Ahu për familjet në nevojë. Me këtë rast përfitues me nga 3 m3 janë 20 familje. KBI në Prizren i falënderon të gjithë bamirësit për ndihmën e ofruar familjeve në nevojë. Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në […]

Prizren: QKMF ende pa furnizim për vaksina të gripit

  Furnizimi me vaksina për grip në Komunën e Prizrenit nuk është bërë ende, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Këtë e ka njoftuar Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare. Në njoftimin e tyre, thuhet se sipas planifikimeve dhe rregullave, Komuna do të duhet të furnizohej me vaksinat më së largu deri më 01.10.2019, nga ana e Ministrisë […]

Prizren: Paraburgim për falsifikim të diplomave të shkollës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale M.B nga fshati Bakshi, Komuna e Obiliqit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje, falsifikim i dokumentit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës […]

Prizren: Prokuroria hedh poshtë pretendimet e përkthyesit të raportit për Astrit Deharin

Nëpwrmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Prizren,  shprehet se “pretendimet e përkthyesit të raportit të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit, nuk janë të vërteta dhe janë si pasojë e reagimit publik lidhur me cilësinë e përkthimit”. Në njoftim, Prokuroria Themelore në Prizren thotë se e “siguron opinionin publik se përkthyesit i është […]

Prizreni në mbrëmje (FOTO)

Prizreni është në mesin e qyteteve më të bukura jo vetëm në Ballkan e më gjerë. Pos, gjatë ditës ai ka bukuri edhe në mbrëmje, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Gazetari prizrenas, Raif Kasi ka shkrepur disa foto artistike nga mbrëmja në këtë qytet.

Një vendvotim në Prizren shkon në rinumërim

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar raporti i Qendrës për Numërim të Rezultateve. Burim Ahmetaj nga QNR ka thënë se janë konfirmuar mbi 24 mijë vota me kusht. “Në QNR me 24 tetor ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht gjithsejtë 26 mijë e 382 vota me kusht, […]

Droga, një i arrestuar në pikëkalimin e Vërmicës

Sipas policisë, në pikën kufitare të Vërmicës është arrestuar një person nën dyshimin se posedonte kokainë. Sirasti ka ndodhur rreth orës 12 pas mesnate dhe pas pas kontrollit të dyshuarit i janë gjetur rreth 6.35 gramë kokainë. Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.