17-12-2025

Prizren

Bie nga skelet, lëndohet një prizrenas

Një person ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar në Prizren, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, që ka vlerësuar rastin si lëndim të rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:30. “Një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke i çmontuar disa skele”, thuhet në raportin e […]

20 vjet nga masakrimi i 77 martirëve në Korishë

Banorët e fshatit Korishë dhe të rrethinës sot përkujtojnë përvjetorin e 20-të të sakrificës dhe të dhembjes së madhe. 13 maj 1999 shënon datën kur gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, disa banorë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq humbën jetën, pasi ishin përdorur si mburojë e gjallë nga […]

Prizren: Ariu problematik, vjen eksperti kroat (VIDEO)

Është ftuar një ekspert kroat për t’u marrë me  çështjen e ariut problematik në rajonin e Prizrenit. E kundër vrasjes së tij janë deklaruar edhe ekspert kosovar të gjuetisë dhe shoqëria civile.

Maturantët e “Gjon Buzukut” të Prizrenit e bëjnë festë kthimin nga ekskursioni ( VIDEO )

Pas një qëndrimi gjashtë ditorë në ekskursionin tradicional që organizohet në  Shqipëri,  në përfundim të maturës, sot pasdite  maturantët e gjimnazit “Gjon Buzuku” janë kthyer në Prizren. Me të mbërritur në qytetin e tyre, ata kanë krijuar një atmosferë emocionale, të paharrueshme, duke vallëzuar me lodra në mjedise të parkingut të kompanisë “Atmaxha”, që edhe […]

Prizrenasit e “bombardojnë” komunën për vendosjen e pengesave nëpër rrugë

Një numër i prizrenasve e ka “bombarduar” Komunën me komente të shumta, duke shprehur pakënaqësi rreth vendosjes së pengesave nëpër rrugë, për të penguar shpejtësinë e lëvizjes, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në një postim të bërë në profilin e Komunës së Prizrenit në Facebook, ku bashkë me disa fotografi është njoftuar për vendosjen e pengesave, […]

Haradinaj në Prizren për iftar: Turqit e Kosovës janë bashkudhëtarët tanë nëpër shekuj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët. Ai sonte ishte i ftuar për të ngërnë iftar në qytetin e Prizrenit, së bashku me ministrin […]

Haskuka kundër vendimit për vrasjen e ariut të murrmë në Prizren

Vendimi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për mbytjen e ariut të murrmë në Prizren, ka ngjallur reagime të institucioneve të cilat merren me mbrojtjen e kafshëve dhe të natyrës. Zyrtarë të këtyre institucioneve kanë kundërshtuar një vendim të tillë duke paralajmëruar edhe padi pasi që sipas tyre kafsha është e mbrojtur me ligj. E, […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  12:00 Mbahet gara e auto sllallomit në Prevallë./GazetaePrizrenit.net/

Prizren: Skënderbeun e duan në qendër e jo në periferi (VIDEO)

Monumenti i atij që luftoi për ruajtjen e tokave shqiptare, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do të vijë edhe në Prizren. Por, ka dalë një problem rreth vendit se ku do të vendoset.     

Ariu në Prizren do të vritet (VIDEO)

Prizreni aktualisht më në prioritet e ka sigurinë por që po ua cenon një ari. Tash e disa javë kafsha e egër po bën dëme. Veçse, sipas komunarëve, tani i ka ditët e numëruara. Shpërndaje: