26-04-2024

Prizrenasit e “bombardojnë” komunën për vendosjen e pengesave nëpër rrugë

Një numër i prizrenasve e ka “bombarduar” Komunën me komente të shumta, duke shprehur pakënaqësi rreth vendosjes së pengesave nëpër rrugë, për të penguar shpejtësinë e lëvizjes, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në një postim të bërë në profilin e Komunës së Prizrenit në Facebook, ku bashkë me disa fotografi është njoftuar për vendosjen e pengesave, shumica e lexuesve kanë bërë komente, përmes të cilave kanë shprehur revoltën e tyre, duke thënë se kjo formë po u shkakton defekte në automjete, ndërsa për disiplinimin e shofereve kanë propozuar angazhim më të madh të policisë si dhe forma të tjera.

“Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik, sidomos në ato pjesë ku ka fluks më të madh të qarkullimit të këmbësorëve, Komuna e Prizrenit këto ditë ka filluar punimet për vendosjen e pengesave në rrugë për ngadalësimin e shpejtësisë së makinave, si dhe zëvendësimin e pengesave të dëmtuara me ato të reja. Punimet aktuale janë duke u kryer në unazën kryesore të qytetit, ku me këtë synohet edhe zvogëlimi i numrit të aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftimin e Komunës, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Ndërkohë që ka pasur edhe ndonjë koment përkrahës, duket kërkuar pengesa edhe nëpër rrugë të disa fshatrave, shumica e tyre kanë qenë kundër, duke marrë  edhe  pëlqime. Ja disa ashtu edhe siç janë shkruar nga lexuesit:

Elmedina Dorambari O, as nje muaj s’po qendrojne o njerze, po mos shpenzoni pa vend, gjeni menyra tjera per sigurine!
Gent Smani Sa tmuni qitni pengesa, kqyr najku qoni nja 2 rena blloka
Astrit Milaimi Ju keni qele pune vullkanizerave u knaqen, kurse disa lagje periferike jon ka bojnë pengess për kokë banori të lagjes ?
Vizitoni pak vendet Europiane dhe shihni ku duhet dhe a duhet vendosur pengesa ????
Nas Naser Emini VALLA BOLL PI URREJ QETO EDHE SHPENZIM EDHE DEMTIM – NUK E DIJ PSE QEVERIA APO KOMUNA NUK INVESTON NE KULTUREN DHE EDUKIM NE VEND TE BARRIKADAVE TE PANEVOJSHME QE DEMTOJN MAKINAT DHE BUXHETIN !!!!
Florent Pulaj Llom na i bete makinat me pengesa,let mirret policia me shpejtsin e makinave mos t’rrin kafeneve
Ilir Kadrija Shum Bukur po e zbukuroni Qytetin ,dimrit bageri kur e pastron boren i mer me veti , po dikush dikuna duhet me ja shit kto , kshtu qe dallaveret vazhdojn , spo keni polic te gjall nvend ktyre te vdekurve !!

Asnjë koment

Comments are closed.