Lëndohet pas përleshjes me hajdutët e shtëpisë në Rahovec

Një person ka pësuar lëndime gjatë përleshjes me dy të armatosur të maskuar, të cilin po tentonin t’ia vidhnin shtëpinë në Rahovec, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte brenda në shtëpi ka vërejtur dy persona të panjohur, të maskuar dhe me armë në dorë,  ndërsa gjatë përleshjes viktima ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.

Më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.  Rasti vazhdon të hetohet./GazetaePrizrenit.net