11-11-2025

Prizren

Pilotohet në Prizren klasifikimi i mbeturinave të plastikës nga amvisëritë

Komuna e Prizrenit përmes një pilot-projekti ka ndërmarrë nismën për ndarjen e mbeturinave në burim përkatësisht në amvisëri me qëllim të nxitjes së riciklimit të tyre. Fillimisht, projekti ka nisur që të zbatohet në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, ku Komuna ka filluar që t’i pajisë amvisëritë me kontejnerë shtëpiakë, që do të shërbejnë vetëm për […]

Prizren: Komuna paralajmëron shpeshtim, shoferët ankohen se pengesat ua kanë gërditur vozitjen

Derisa disa shoferë prizrenas, ankohen se u është gërditur vozitja nëpër rrugët e qytetit, shkaku i numrit të madh të pengesave nëpër rrugë, disa prej të cilave  pa kriter, autoritetet lokale kanë paralajmëruar shtimin e ‘policëve të shtrirë’, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Vozitja nëpër rrugët e Prizrenit është bërë e bezdisshme. Rrallë gjen ndonjë pjesë ku nuk […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 09:00 Bëhet përurimi i shtegut të ri që lidh Kalanë e Prizrenit me Pasha Çeshmen. Përurimi do të bëhet në fillimin e shtegut nga Kalaja. Ora 17:00 Mbahet takimi letrar “Me krijimtarinë letrare të Sylejman Krasniqit”. (Lokalet e SHKA “Agimi” Prizren)./GazetaePrizrenit.net/

Skandal: Studentët e UPZ-së nuk mund t’i marrin diplomat për shkak të “luftës” për rektor. MASHT-i hesht!

Tash e sa muaj asnjë student që i ka përfunduar studimet në Universitetin e Prizrenit, nuk ka mundur ta marrë diplomën. Kjo ngase Universiteti Publik i Prizrenit “Ukshin Hoti”, nuk ka rektor. Shumë studentë, kanë raportuar te Gazeta Blic se po dëmtohen rëndë profesionalisht, dhe kanë humbur edhe shumë konkurse pune në mungesë të diplomës. […]

Prizren: Burg e gjobë për vjedhje të plehut e të farës në Piranë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me inicialet  A.G.  nga  Prizreni dhe B.G. nga fshati Atmaxhë, komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, përkatësisht vjedhje të plehut e farës në fshatin Piranë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Të akuzuarit, gjykata i ka dënuar me burgim efektiv në […]

Gjykata vendos për burrin që dyshohet se goditi gruan me grushte

Gjykata e Prizrenit ka marrë një vendim lidhur me masën e sigurisë ndaj burrit që dyshohet se goditi me grushte bashkëshorten e tij. Në një njoftim të saj, Gjykata thotë se Prokuroria e Prizrenit kishte kërkuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit V.R. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se […]

Gjashtë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve gjashtë: 3 meshkuj 3 femra 1 lindje me operacion. GazetaePrizrenit.net/

Haxhi Avdyli i konsideron të çuditshme akuzat e Zafir Berishës ndaj Haskukës

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli i ka vlerësuar akuzat e fundit të kryetarit të Nismës në Prizren, Zafir Berishës ndaj kryetarit Mytaher Haskukës, të stilit “ t’i them sa s’më kanë thënë”. LDK dhe Nisma janë pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen në Prizren. Avdyli në një deklarim për “Kosova Sot” është […]

Lansohet projekti për një Prizren të Qëndrueshëm

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) nënshkruan sot marrëveshjen për një projekt që do të kontribuojë në uljen e cenimit nga ndryshimet klimatike në Kosovë. Ky projekt dyvjeçar, “Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm – Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi […]

Aksident në rrugën Zhur-Vërmicë (foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Zhur- Vërmicë të Prizrenit. Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni. Siç raporton TV Prizreni, në këtë aksident është lënduar vozitësi i veturës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.