19-05-2024

Gjykata vendosi për sekuestrimin e pasurisë milionëshe të “Burdushit”

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka vendosur të sekuestroj deri në përfundim të gjykimit, pasuritë e Hysri Peqanit, të njohur si ” Burdushi” në vlerë 2.6 milion.

“Burdushi”  që vazhdon të mbetet në paraburgim, sot është paraqitur në gjykatë me një kapele të bardhë, por pa avokatë, të cilët siç dihet janë në grevë.

Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, në seancën e sotme, vendimi në GJTH është marrë nga gjykatësi Luan Berisha

Në ndërkohë ”Burdushi” ka mundësinë që gjatë zhvillimit të shqyrtimit gjyqëspr, të paraqesë fakte dhe prova materiale, për të dëshmuar që pasurinë e ka të fituar në mënyrë të ligjshme.

Sipas Kallxo.com, gjatë seancës gjyqësore Peqani ka thënë se pasurinë e ka krijuar me nderë dhe në rrugë ligjore ndërsa prokuroria ka paraqitur disa fakte duke thënë se të dhënat financiare nuk tregojnë burimin e pasurisë së krijuar.

“GazetaePrizrenit.net”, ka shkruar edhe për parë rreth seancës që pritet të mbahet për të vendosur rreth fatit të pasurisë së sekuestruar të “Burdushit” , se për cilën pasuri bëhet fjalë lexoni në:

Seancë gjyqësore për fatin e pasurisë së sekuestruar të “Burdushit” në vlerë 2.6 milion euro

Asnjë koment

Comments are closed.