19-05-2024

Rruga për pikëkalimin e Vërmicës e kalueshme, ajo për Qafë Prush me vështirësi

Bora që ka rënë dhe vazhdon të bie, ka shkaktuar vështirësi gjatë qarkullimit në trafik. Një gjendje e rëndë paraqitet edhe në pikëkalimet kufitare të Kosovës, disa prej të cilave janë të kalueshme me vështirës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të publikuar sot në mëngjes, del se rruga për pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit është e kalueshme dhe se përkundër borës, nuk ka akull, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”.

Në pikëkalimin tjetër të rajonit tonë, atë Gjakovë-Qafa e Prushit, raportohet se rruga ka qenë e kalueshme me vështirësi.

Rruga Pejë-Kullë, zona mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë e mbyllur për kamionë.

Asnjë koment

Comments are closed.