04-03-2025

Prizren

Prizren: LVV paralajmëron kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Arsimit, Veselaj – Gutaj

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizreni, nga radhët e LVV-së, Selman Sokoli në një shkrim të publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj drejtoreshës komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj – Gutaj. Njëherësh ia ka njoftuar se kështu do të veprojë edhe ndaj Lumnije Rakaj, e cila siç ka shkruar […]

Prizren: Bllokohet ashensori derisa në të ishin 2 persona, pasi u ndihmuan ata kanosën dhe sulmuan policinë

Policia ka raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar ku kanë mbetur dy persona, të cilët më pas kanë nisur të grinden mes vete. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me forcë e kanë hapur ashensorin, mirëpo njëri prej personave i kishte kanosur zyrtarët policor dhe tjetri e ka sulmuar. […]

Prizren: Dëme të konsiderueshme nga djegia e një punëtorie mobiliesh

Një punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri në rrugën “Arta” në Prizren, dje pasdite. Pronari i kësaj mobilerie i ka thënë policisë se një objekt i tij që shërbente si punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri. Sipas ankuesit dyshohet se deri te zjarri ka ardhur për shkak te problemit me energji elektrike, ndërsa vlera e […]

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren si i dyshuar për veprën penale “Dhunim”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti është dërguar në mbajtje, me urdhër të prokurorit. “Prizren, gusht 2023. Lidhur me rastin me 18.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim […]

Dogana parandalon kontrabandën me duhan në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Prizren ka arritur që të parandalojë një rast kontrabande me duhan. Kjo ka ardhur pas pranimit të informatave përmes rrugëve Operative ku zyrtarët doganorë kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta. “Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 Kg duhan të përpunuar, për […]

Prizren: A e lehtësuan apo vështirësuan lëvizjen modifikimet e fundit në rrugët kryesore? ( Foto )

Prej disa ditësh në rrugët kryesore të Prizrenit po krijohen kolona të gjata. Pamje të tilla shihen sidomos në rrugët “W. Walker” dhe “Tirana” dhe “Adem Jashari”. Përkundër që tashmë është sezoni i pushimeve dhe në Prizren janë kthyer edhe mërgimtarët, nuk janë parë kolona të tilla, që shpesh nisin nga hyrja-dalja te rruga “Ulqini” […]

Prizren: Kamioni godet një fëmijë 5-vjeçar, i mituri dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Zhur të Prizrenit, ku një kamion i cili po mblidhte mbeturina, ka goditur një fëmijë 5-vjeçar. Gazeta Sinjali mëson se i mituri është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka pësuar lëndime të rënda trupore. […]

Vjedhje e rëndë në Prizren, grabitesit futen më forcë në shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Prizrenit ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ankuesi ka deklaruar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe janë futur brenda duke vjedhur një kasafortë me para të gatshme dhe stoli ari. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30, ndërsa […]

Kryeministri Kurti pritet nga Totaj në Prizren, jep detaje për tunelin që do lidh Prizrenin me Tetovën

  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zv/ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar sot Komunën e Prizrenit, ku është pritur nga kryetari Shaqir Totaj. Në këtë takim, që kryeministri e cilësoi të përzemërt, u diskutua për një sërë çështjesh, përfshirë dy memorandumet e bashkëpunimit që tashmë i kanë Qeveria […]

Prizren: Suspendohet rreshteri që nuk reagoi në protestë pas sulmit ndaj gazetarit Krasniqi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar për 72 orë një zyrtar policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi është sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar koloneli i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. “Rreshteri […]