16-07-2024

Ky është personi i dyshuar për aksidentin fatal në rrugën Dragash-Zhur, ku vdiqën nënë e bijë

Një aksident me fatalitet ndodhi paraditen e djeshme në rrugën Dragash-Zhur, me ç’rast humbën jetën dy persona.

Siç konfirmoi Policia, në aksidentin e rëndë u përfshinë një kamion dhe një automjet i udhëtarëve, teksa sipas Policisë viktimas ishin nënë e bijë, 42-vjeçare, respektivisht 3-vjeçare.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik është Skender Seferi, rreth 37-vjeçar.

Lidhur me rastin, Policia thotë se po kryhen hetime nga njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa I dyshuari pas marrjes se ndihmës se par ndalohet për 48 ne ndalim policor me urdhër te prokurorit te shtetit”, njoftoi PK.

Gruaja e cila vdiq bashkë me të bijën në aksident, ka lënë pas vetes edhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GS

Asnjë koment

Comments are closed.