29-11-2024

Prizren

Prizren: Dëmtohet një veturë nga plumbi “qorr”

Policia ka bërë të ditur se.një veturë është dëmtuar nga plumbi dredharak apo siç njihen si ‘plumb qorr’. Raporti nga PK Rr. Bajram Shala, Prizren – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Prizreni në atmosferë festive për Vitin e Ri

Në prag të ndërrimit të viteve, Prizreni duket në një atmosferë festive. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, në qytet ka pasur më pak lëvizje se herëve të tjera, derisa një numër i qytetarëve shfrytëzuan kohën e mbetur për furnizime. Për dallim nga dy vitet e mëparshme, të karakterizuara nga masat pandemike, shkaku i […]

Prizren: Lirohen nga akuza për korrupsion tre zyrtarët dhe ish-drejtori i Komunës

Ish-drejtori në Komunën e Prizrenit, Almir Saiti dhe tre zyrtarët tjerë Muhamet Bajrami, Hatixhe Përzhella dhe Drenushë Behluli- Mehmeti janë liruar nga akuza për korrupsion. Në këtë rast, Përzhella bashkë me Almir Saiti, Muhamet Bajrami dhe Drenushë Behluli- Mehmeti po akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktgjykimin […]

Në Prizren digjet një market

Mbrëmë në komunën e Prizrenit është djegur një market, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar njoftimit nga Policia, sipas ankuesit zjarri është shkaktuar nga dy frigoriferë, por nuk ka të lënduar. Në raportin 24 orësh të policisë nuk jepen shumë detaje. “Prizren 29.12.2022-22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në market është shkaktuar një zjarr. Në […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 7 të dyshuar, dhe ngrit aktakuza kundër 16 personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 72 aktakuza kundër 86 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona dhe janë paraqitur 8 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 8 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, […]

VV-ja në Prizren një mal kritikash ndaj qeverisjes lokale të Shaqir Totajt

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, sot mbajti konferencën për media, përmbyllëse të vitit 2022, ku kryetari i qendrës, Artan Abrashi dhe nënkryetarja e parë e qendrës, njëherësh edhe këshilltarja komunale, Dafina Alishani shprehën shqetësimet e tyre, siç thanë lidhur me keqqeverisjen e Komunës së Prizrenit nga partia në pushtet, PDK. Gjatë fjalimit të tij, kryetari i […]

Prizren: 2 mijë euro gjobë për ish-inspektorin, akuzohej për korrupsion

 Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Avdullah Gashi, ish- inspektor i ujërave në Komunën e Prizrenit, duke e dënuar me 2 mijë euro gjobë. Gashi akuzohej se i ka mundësuar investitorit Hashim Kryeziu ndërtimin e objektit në rrjedhën e lumit “Lumbardh” pasuri shoqërore, duke uzurpuar një sipërfaqe prej 84 metra […]

Prizren: Paraburgim të dyshuarës për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash

Në seancën e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prizren, e dyshuara N.A., e ka pranuar fajësinë se e rrahu për vdekje viktimën S.D. (67-vjeçare). “Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek… motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam […]

“Po, e kam rreh vallahin, pas 3-4 dite ka vdek”, e dyshuara e pranon para gjykatës vrasjen e 67-vjeçares

Në seancën e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prizren, e dyshuara N.A., e ka pranuar fajësinë se e rrahu për vdekje viktimën S.D. (67-vjeçare). “Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet […]

Arrestohet katër persona, u rrahën mes veti në Prizren

Katër persona janë arrestuar, në Prizren pasi dje janë rrahur mes veti në një restorant, njëri prej tyre është lënduar, dhe ka pranuar tretman mjekësor. Sipas Policisë nuk dihen ende shkaqet e përleshjes, raporton Gazeta e Prizrenit. Në raportin e policisë thuhet se të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në […]