04-08-2025

Prizren

Zhduket një vajzë në Prizren

Zhduket një vajzë në Prizren. Një grua ka raportuar të shtunën se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 29 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po e heton rastin. Raporti nga PK: “Më 01.01.2022 një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar […]

Në Prizren fëmija i parë lind djalë

Fëmija i parë që ka ardhur në jetë për Vitin e Ri 2022 në Prizren, është i gjinisë mashkullore. Ai u lind në spitalin “Prim. Dr.Daut Mustafa” në Prizren, me peshë 3.080 gram dhe gjatësi 48 cm. Drejtori, Dr. Afrim Avdaj njoftoi se nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë. Urime dhe gëzuar 2022 ! […]

Ndalohet koncerti i paraparë për sonte në qendër të Prizrenit

Në krahasim me vitet e shkuara, kësaj radhe në qendrën e Prizrenit, sonte në natën e ndërrimit të viteve ishte paraparë mbajtja e një koncerti të muzikës së lehtë nga këngëtari i mirënjohur prizrenas, Menan Kiseri dhe disa emra të kësaj muzike nga ky qytet dhe vende të tjera. Por, ky aktivitet është ndaluar. Sipas […]

Prizreni në atmosferë për ndërrimin e viteve

Prizreni duket në një atmosferë festive, në prag të ndërrimit të viteve. Në orët e mbrëmjes shihen disa qytetarë, të cilët bëjnë edhe furnizimet e fundit me gjësendet e mbetura. Ata urojnë njëri-tjetrin që viti 2022 të jetë më i mbarë, duke tejkaluar gjendjen pandemike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në qytet vërehet dekori i festës, megjithëse stolisja […]

Policia në Prizren vazhdon me gjoba për masa anti-Covid

Prizren

Kuvendi Komunal votoi buxhetin e Prizrenit për vitin 2022

Kuvendi Komunal i Prizrenit, në një mbledhje të jashtëzakonshme, sot miratoi projekt buxhetin e Komunës për vitin 2022, raporton Gazeta e Prizrenit. Në seancë ishin gjithsej 39 nga 41 kuvendarët dhe me shumicë të votave apo 26 pro, 6 abstenime dhe 6 kundër, Kuvendi i Prizrenit ka votuar buxhetin komunal për vitin e ardhshëm. Gjatë […]

Arrestohet personi i pestë në rastin e fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se ka arrestuar personin e pestë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”. Personi i arrestuar është pjesë e grupit të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Prokurorisë të datës 22 dhjetor 2021 dhe i njëjti është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë. “Arrestimi i të njëjtit vjen pas […]

Sot, pritet miratimi i buxhetit të Komunës së Prizrenit

Kuvendi i Komunës (KK) së Prizrenit, në një mbledhje të jashtëzakonshme, sot pritet ta miratojë propozim buxhetin e Komunës, për vitin 2022 si dhe parashikimet për dy vite 2023-2024, raporton Gazeta e Prizrenit. Ky njëherësh është testi i dytë i përbërjes së re të KK-së, pas votimit për zgjedhjen e Kryesueses së organit më të […]

Totaj sot pret bashkatdhetarët në “Shtëpinë e Bardhë”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ftuar të gjithë bashkëatdhetarët për një takim falenderimi nesër në Shtëpinë e Bardhë. Takimi do të mbahet sot në ora 17:00. Njoftimi i plotë: Të dashur bashkëatdhetarë, Vendimi për t’i kaluar ditët e festave të fundvitit me familjet tuaja në Kosovë, tregon sa e doni dhe e […]

Brenda 10 ditëve polica zbatoi 51 urdhëresa të Gjykatës së Prizrenit

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se Policia, përveç detyrave zyrtare që ka në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ne parandalim të aktiviteteve kriminale, në theks te veçantë është duke i realizuar urdhëresat dhe kërkesat e Gjykatës Themelore në Prizren. Në aktivitetin e policisë, njësiti i zbatimit të urdhëresave […]