05-10-2024

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në rrugën “Mehdi Bardhi” në Prizren.

Sipas policisë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, por nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar.

Nga raportet e Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata.

/GazetaePrizrenit. net

Asnjë koment

Comments are closed.